Manchester United ka zyrtarizuar holandezin Luis Van Gal në drejtimin e ekipit për edicionin tjetër. Van Gal ka nënshkruar me “djajtë e kuq” një kontratë tre vjeçare, ndërsa Rajan Gigs do të jetë zëvendësi i tij.

Van Gal do të marrë drejtimin e ekipit anglez pas përfundimit të kampionatit botëror me Holandën. Tekniku e kishte bërë të ditur largimin nga Holanda kohë më parë. Manchester United do të jetë klubi i pestë që Van Gal drejton në karrierën e tij pas Ajaxit, Barcelonës, Azeta Alkmaarit dhe Bayern Munich.

Holandezi njihet në arenën ndërkombëtare si një nga teknikët më të mirë në qarkullim. Një gjë të tillë e ka thekuar edhe shefi ekzekutiv i United, Ed Woodward “ Firmosja me Van Gal ishte një nga vendimet më të mira që mund të merrte Manchester United, pasi holandezi është një trajnerët më të mirë në qarkullim.

Tekniku ka bërë mirë kudo ku ka shkuar dhe të njëjtën gjë do të bëjë edhe te United duke e rikthyer klubin në nivelet më të larta të futbollit europian dhe atij botëror” përfundoi ai.


Gigs var këpucët në gozhdë

Rajan Gigs i ka dhënë fund futbollit të luajtur pas 963 ndeshjesh me Manchester United duke varur këpucët në gozhdë Legjenda uellsiane që tashmë do të jetë zëvendës i Van Gal u shkruar një letër lamtumire tifozëve.

Letra e lamtumirës së Gigs!

"Sot është një ditë fantastike për Manchester United. Van Gal do të jetë trajner i skuadrës dhe ky është një lajm i madh. Unë jam i bindur se do të rikthehet shkëlqimi i skuadrës tonë sepse bëhet fjalë për një trajner të shquar. Unë përfitoj nga ky rast të shpallë pensionimin tim nga futbolli dhe të nisë karrierën si asistent menaxher i Manchester United. Unë jam jashtëzakonisht krenar dhe i nderuar që kam përfaqësuar 963 herë këtë skuadër dhe 64 herë Uellsin. Ëndrra ime gjithmonë ka qenë Manchester United dhe jam një njeri mjaft me fat që këtë ëndërr e kam bërë realitet për shumë vite. Ka qenë një ëndërr e madh për të punuar shumë vite me Sir Alex Ferguson, si dhe t'jem idhull i tifozëve më të mirë në botë që gjithmonë më kanë mbështetur mua. Unë dua ti jap falënderim të madh stafit të skuadrës, lojtarëve që kam luajtur ndër vite dhe të gjithëve që më kanë ndihmuar në karrierë. Unë nuk do të kisha mundur të fitoj 34 trofe në karrierën time pa ju. Unë doja të ju them një falënderim të madh miqve të mijë, familjes time për mbështetjen e madhe. Për mua sot është një kapitull i ri i mbushur me shumë emocione, krenari, trishtim, por mbi të gjitha përgjegjësi për të ardhmen. Pronarët janë duke bërë çdo gjë që ky klub të rikthehet fuqishëm në rrugën e trofeve. Faleminderit tifozët më të mirë në botë, unë gjithmonë ndihem mirë me ju për të përfaqësuar klubin më të madh në botë. Shihemi sezonin e ardhshëm" shkroi Gigs.

d.b/shqiptarja.com