Më në fund duket se ka përfunduar edhe telenovela e sulmuesit të Arsenalit Robbin Van Persi. Mediat britanike bëjnë të ditur se klubi londinez ka arritur një marrëveshje me ekipin e Juventusit për të transferuar futbollistin për afro 25 milionë euro. Më parë Arsenali refuzoi ofertat e Manchester United dhe City të cilat nuk ofruan më shumë se 20 milionë euro.

Duke u nisur nga shumë e paguar dhe fakti për të largaur sulmuesin jashtë Anglisë, drejtuesit e Arsenalit vendosën të pranojnë ofertën e Juventuesit për të mbyllur historinë më të gjatë të kësaj vere në merkato. Deri në prezantimin zyrtarë të hollandezit kanë mbetur pa u finalizuar edhe disa detaje të vogla në kontratë. Van Persi, 28 vjec u shpreh mjaft qartë dhe i vendosur në përfundim të edicionit në Premier Ligë, se nuk do të vazhdonte më karrierën te Arsenali.

(d.b/shqiptarja.com)