Ditë të vështira për sulmuesin e njohur holandez, Robin Van Persie.
 
Sulmuesi i Fenerbahçe pësoi një dëmtim të rëndë në sy gjatë ndeshjes përballë Akhisar Belediyesor.
 
Holandezi u lëndua në fundin e pjesës së parë, ndërsa u transportua me urgjencë në spital duke iu nënshtruar operacionit, ndërsa mediat turke raportojnë se Robin Van Persie mund të humbasë syrin, pasi dëmtimi është i rëndë.
 
Sulmuesi shënoi golin e parë për ekipin e tij në fitoren 3-1, por ajo që ka më shumë rëndësi në këto momente është shëndeti i tij.

[gallery]19520[/gallery]


d.b/.shqiptarja.com