Van Rompuy: Kosova kryekusht për Serbinë në BE

Van Rompuy: Kosova kryekusht për Serbinë në BE
Presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompuy, ia ka bërë të qartë edhe një herë Serbisë se Kosova është kryekusht për antarësimin e saj në BE. 

Rompy, pas takimit me kryeministrin serb, Ivica Dacic, i ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. 

Ndërkaq, Rompy u shpreh i kënaqur që mbrëmë vonë, Qeveria e Serbisë miratoi udhëzimin e ri që e fut në fuqi marrëveshjen për përfaqësimin rajonal të Kosovës. 

“Përmirësimi i dukshëm dhe substancial i raporteve me Kosovën mbetet kërkesë kryesore për hapin e ardhshëm, pra fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Jam i kënaqur që qeveria e Serbisë ka marr një vendim që do të mundësoj bashkpunimin gjithëpërfshirës dhe efektiv në të gjithë rajonin. Por puna nuk përfundon këtu. Të gjitha marrëveshjet paraprake të arrituar në dialog, duhet të zbatohen, në veçanti marrëveshja për pikat kufitare. Pos kësaj, duhet gjetur një zgjidhje për situatën e paqëndrueshme në veri të Kosovës, e cila do të përmirësoj jetën e njerzëve atje. Prandaj kërkoj si nga Beogradi e poashtu edhe nga Prishtina që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja” , ka thënë Van Rampuy në deklaratën e tij.

/rg/shqiptarja.com/


  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi