Vangjel Tavo: Në spitalet e
rretheve ka mungesë mjekësh

Vangjel Tavo: Në spitalet e<br />rretheve ka mungesë mjekësh
TIRANA - Nëse jeton në rrethet e vendit dhe ke nevojë për mjek, rrezikon mos ta gjesh një të tillë, kjo pasi në spitalet e rretheve dhe ato rajonale janë konstatuar mungesa të mjekëve të specializuar, si mjekë anestezistë-reanimatorë, pediatër neonatë, por edhe mjekë familjeje.

Kjo sipas një konkluzioni të nxjerrë nga Ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo, pas turit të bërë në spitalet e vendit. "Ajo që unë mendoj se është problemi më kryesor, është mungesa në disa spitale rajonale të mjekëve specialistë, kryesisht të mjekëve anestezistë-reanimatorë dhe mjekëve pediatër neonatë.

Është një problem i trashëguar. Në vitet e fundit është bërë një listë kombëtare, ku mjekët specializantë janë të lirë më pas, pasi mbarojnë specializimin për të punuar në çdo spital ku shpallet një vend i lirë pune, por nuk janë të detyruar në bazë të një kontratë të caktuar, siç ka qenë më përpara, ku për pesë vjet, të paktën pesë vjet, duhet që të kthehen në rajonin në të cilin ka realisht mungesë mjeku", tha Tavo.

Për të zgjidhur këtë problem të trashëguar në vite, ministri Tavo, në bashkëpunim me Ministrin e Arsimit, do të shkurtojnë vitet e specializimit për disa kurikula, si dhe do të dëtyrojnë mjeket që pas specializimit të punojnë për pesë vite për rajonin, ku dhe kanë konkurruar.

"Për specializimet që shpresoj të përfundojnë brenda muajit mars, lista do të jetë listë rajonale, ku do të përfshihen edhe kërkesat e spitaleve rajonale dhe të spitaleve të tjera të rrethit dhe mjekët që do të fitojnë konkursin do të konkurrojnë për këto rajone” u shpreh Tavo.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.03 2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi