Vangjeli: Janë paguar deri në 300 mijë euro për një vend në listën e Bashës! Këlliçi: E vërtetë, shumë deputetë kanë paguar për mandatin

TIRANË- Analisti Lorenc Vangjeli tha të hënën për ‘Kontrast’ në Report TV se për zgjedhjet 25 prillit janë paguar shifra marramendëse për të hyrë në listat e Lulzim Bashës. Vangjeli tha se jo vetëm për të qenë në krye të listës, por edhe për vendet e pasigurta të saj janë ofruar para në të kamufluara si donacione për zhvillimin e fushatës. Ai shtoi se kjo shifër arrin deri në 300 mijë euro.

“Edhe në katet e fundit të listës është paguar. Si ndihmë apo kontribut për të përballuar shpenzimet e fushatës dhe kjo kërkon transparencë dhe kjo hipokrizi duhet çmontuar.

A t’ju them një shifër? 300 mijë euro thonë ata që e kanë blerë. Janë paguar para që nuk justifikojnë vetën për angazhimin në fushatë. Qoftë edhe fushata për kryetarin e Partisë Demokratike, ka pasur shumë më tepër shpenzime se sa janë deklaruar.

Nëse duam ta shpjegojmë politikën me instrumente politike gabojmë. Një pjesë e 34 deputetëve që nuk kanë vajtur në Kuvendin e 30 prillit kanë pasur shtysë financiare që nuk ishin aty” – tha Lorenc Vangjeli.

Këtë fakt e pohoi edhe deputeti Këlliçi, i cili tha se kanë të dhëna të tilla. Këlliçi citoi tre paragrafe të rezolutës së Kuvendit të PD-së që adresojnë këtë shqetësim dhe tha se besonte se një gjë e tillë nuk do të përsëritej më

Analisti u ndal edhe tek djegia e mandateve nga PD dhe LSI, duke u shprehur se: “Djegia e mandateve nuk ishte presion ndaj Edi Ramës, por shantazh ndaj amerikanëve duke i kërcenuar ata me destabilizim të vendit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:00
Belind Këlliçi në 'Kontrast': Marrëdhëniet PD-SHBA u lëkundën së pari nga lobimi i Bashës! Pse u harrua ‘Komisioni Alibeaj’?

TIRANË- Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, tha për ‘Kontrast’ në Report TV se Kuvendi i 30 Prillit tregoi përbërjen reale të Partisë Demokratike, gjë e cila sipas tij u reflektua edhe në ulëset e sallës së Pallatit të Kongreseve. Ai solli në vëmendje rezolutën e miratuar, ku kërkohet një vëmendje më e madhe për financimet përmes kanaleve Off-shore të PD-së. 

Këllici tha se ishte pikërisht lobimi i Bashës në SHBA me ato që quhen ‘paratë ruse’ shënoi prishjen e marrëdhënieve me SHBA-të.

“Për herë të parë në 30 Prill ka ndodhur që ishin 200-250 karrige bosh. Sepse aq ishin delegatët realë. Kjo shërben se më në fund po i japim fund hipokrizisë dhe po dalim ng ai rreth vicioz. Në atë sallë ditën e shtunë kanë qenë delegatë të PD-së dhe njerëz të ftuar nga bota e artit, kulturës etj.

Ka një shqetësim sepse kemi pasur një precedim nëpërmjet kanaleve off-shore, siç është rasti ish-kryetarit të PD. Dhe pikërisht kjo nisi lëkundjen e marrëdhënieve me SHBA-të. Për këtë, Kuvendi i fundit miratoi një rezolutë ku dënon edhe djegien e mandateve. Deri në vitin 2025, I gjithë lidershipi i ri i PD-së duhet të përfshijë 40% gratë dhe 30% të rinj në të gjitha strukturat për të krijuar një sistem karriere. 

Më vjen keq ne vijojmë të diskutojmë për debatet e brendshme në Partinë Demokratike teksa Edi Rama ka nisur fushatën për zgjedhjet lokale. Pushteti lokal është dera e parë ky troket çdo qytetar për çdo problem dhe ne duhet të jemi pranë tyre. Ky debat duhet të shterojë një orë e më parë sepse është ezauruar. E kuptoj që ka interes mediatik, por qytetarët na kanë votëbesuar për të bërë opozitë” – tha Këlliçi për ‘Kontrast’.

Deputeti demokrat ktheu në vëmendje edhe një zhvillim të muajit tetor 2021. Ai tha se një nga komisionet hetimore të miratuara atëherë ishte ai për zgjedhjet e 25 prillit. Por që sipas Këlliçit, ky komision me në krye Enkelejd Alibeajn s’u mblodh kurrë.

“Në muajin tetor PD ngriti tre komisione hetimore, ku një prej tyre ishte ai për masakrën zgjedhorë dhe në krye të tij u vendos Enkelejd Alibeaj. A keni më informacion se çfarë u bë me këtë komision?” – tha Këllici.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë