Vangjeli: Në 7 Korrik pamë një protestë private të Sali Berishës! Basha, politikan më radikal se ai

Për analistin Lorenc Vangjeli, protesta e 7 Korrikut u thirr nga Sali Berisha për problemet e tij personale. Sipas tij, hallet e Berishës nuk ngjajnë me ato të qytetarëve shqiptarë. 

Vangjeli tha se pavarësisht gjuhës së shpër të kreut të PD, në fakt politikani më radikal që ka njohur vendi ka qenë Lulzim Basha. Kjo sipas Vangjelit, për vetë faktin se vetëm Basha i ka zbatuar ato që ka thënë, si për nga dhuna në protesta, ashtu edhe në djegien e mandatit e bojkotin e zgjedhjeve lokale.

“Berisha e mendon realisht se e ka Ramën armik. Gjuha tipike që përdor Berisha. PËrshembull çdo të enjte ai thotë se kjo është ngjarja më e madhe, grabitja më e madhe e të tjerë. Çdo gjë e ka me superlativa, i çon në ekstrem. Sepse është një politikan si lavjerrës, që shkon nga ekstremi në esktrem. Është gjithashtu një politikan radikal, edhe pse u provua e kundërta. Që politikani më radikal që ka njohur vendi është Lulzim Basha. Vetëm ai i dogji mandatet dhe bojkotoi zgjedhjet. Shumë e kishin thënë më parë, por vetëm ai e realizoi. 

Protesta e djeshme ishte një protestë private e Sali Berishës. Halli i tij nuk ka lidhje me hallet e qytetarëve. Janë dy drejtëza që nuk bashkohen kurrë. Sali Berisha duhet të mundë Sali Berishën, egon dhe egocentrizmin e tij ekstrem për t’Ii hapur rrugë Partisë Demokratike. Sikurse në skenën tjetër të duelit, Edi Rama duhet të mundë Edi Ramën” – tha Lorenc Vangjeli në Report TV.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Balo Bënça: 09/07/2022 08:53

    Problemi nuk është mitingu apo pjesëmarrja,jemi mësuar me PD ,mitingje koti dhe asnjë hap përpara! Edhe ky miting mbaroi si ata të Bashës,me premtimin se qeveria bie mitingun e ardhshëm,si telenovelë braziliane.Për mua nuk ka ndodhur asgjë pozitive,madje është një " deja vu" e mërzitshme... Berisha- mitingu- pjesëmarrja- uragani- përmysja- Nano ik- Mbathja ,boll vodhe ---- film i stërparë! Pastaj vijnë zgjedhjet,humbja dhe protestat për "vjedhjen" e tyre..! Dhe kjo quhet politikë e re,risi,rithemelim etj... Në këtë zallamahi justifikohet vetëm ai 80 vjeçari,sepse askush nuk pret të ndryshojë më ai... Po budallenjtë shoqërues çfarë kërkojnë!?? Po turmat? Nëse jemi të dëshpëruar për varfërinë dhe krimin,kjo nuk duhet të na çojë pas Berishës!!!!! Pasi përçau PD,pardje Berisha përçau edhe protestën!

    Përgjigju
  • Patushi: 09/07/2022 08:38

    Ne ckuptim Basha ishte me radikal kur djegien e mandateve e kreu sipas vijes se sjelljes se ca idioteve nga Washingtoni per ti bere nder mafiozit Rama? Po mire pak seder normale nuk keni kur thoni proteste private? Po pse ku i gjeti keta njerez Berisha, kur te gjithe brenda Shqiperise jane a sjane 2 milion? Shushunja ishit ne komunizem me keq jeni bere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë