TIRANE - Ekipi i Skënderbeut vazhdon përgatitjet për ndeshjen e kthimit që do të zhvillojë më datë 29 gusht në stadiumin kombëtar ‘Qemal Stafa’ përballë ekipit të Chornomorets të vlefshme për Evropa League. Ndeshja e parë e zhvilluar në Ukrainë ka përfunduar me rezultatin 1-0 në favor të ekipit të Chornomorets me një super gol të shënuar nga ekipi vendas duke mposhtur portierin Shehi si radhë herë nga një pozicion i tillë, por këtë herë në Tiranë pirtet të jetë ndryshe, pasi Skënderbeu është përgatitur për një kthesë të madhe që do ta kalonte në fazën e grupeve për herë të parë.
Por edhe në kampin korcar jo gjithcka është e qetë pas deklaratave të presidentit Take pak ditë më parë për një afrim të mundshëm në ekipin e Tiranës. Megjithatë për Ceremontes të gjithë janë të bashkur për të shkruar historinë e futbollit shqiptar. Në prang të ndeshjes për mediat ukrainase kanë folur edhe dy shqiptarët që luajën me Chornomorets, Bakaj dhe Vangjeli të cilët janë shprehur të emocionuar për kthimin në Tiranë, sidomos për Vangjelin që do të luajë përballë ekipit të vendlindjes së tij.
Vangjeli parashikon një ndeshje të vështirë përballë kampionëve shqiptar. “Do të jetë një ndeshje e vështirë, por edhe emocionuese për mua, pasi luaj përballë ekipit të vendlindjes sime. Megjithatë do të mundohem që të lë pas emocionet për 90’ minuta” shprehet ai.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.08.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com