Vangjush Furrxhi, 50 minuta në Fier
përmes dokumentarit të Shanajt

Vangjush Furrxhi, 50 minuta në Fier<br />përmes dokumentarit të Shanajt
Në kuadrin e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit "Apolonia Internacional Student Film Festival", publiku artdashës fierak ndoqi dokumentarin e regjisorit dhe Artistit të Merituar, Mevlan Shanaj, kushtuar Artistit të Popullit, Vangjush Furrxhiu. Përreth 50 minuta, nëpërmjet intervistave, kujtimeve dhe opinioneve të shumta, Shanaj e pruri të plotë në dimensione reale figurën e artistit të madh të skenës dhe kinematografisë shqiptare, Vangjush Furrxhiu.

“Paraqitja ime në këtë festival prestigjoz të filmit, me dokumentarin kushtuar një prej emrave të mëdhenj të kinematografisë shqiptare nuk është rastësi, por ka një domethënie të madhe. Fieri nuk është vetëm sofra bujare, simboli i bashkëjetesës së shkëlqyer ndërkomunitare, ku çami, kosovari, labi, mallakastrioti dhe skraparlliu kanë gjetur njëri-tjetrin, por edhe një shkollë e madhe e vlerave kulturore", tha gjatë përshëndetjes së tij regjisori Shanaj.

Ai u shpreh i bindur në suksesin, mirëpritjen dhe vlerësimin që do t’i bëhet këtij dokumentari, pasi Fieri di t'i çmojë vlerat, tha Shanaj. Në rolin e kryetarit të jurisë së festivalit, Shanaj vlerësoi organizatorët dhe veçanërisht bashkinë e Fierit, si një ndër njësitë e para vendore, me prioritet zhvillimin e artit dhe kulturës shqiptare. "Më vjen mirë që qytetarët i janë kthyer përsëri magjisë së artit, i cili jo vetëm gjallëron dhe shëndosh botën shpirtërore, por edhe edukon", tha regjisori Shanaj.
 
Shkrimi u publikua sot (26.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024