E ngarkuara me punë e SHBA-së apel investorëve amerikanë: Shmangni investimet që paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare e s'janë

TIRANË - E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri  Nancy VanHorn u kërkoi investorëve amerikanë të bëjnë kujdes dhe të shmangin investimet që nuk janë në përputhje me prioritetet e qeverisë shqiptare ose më keq mund të paraqesin rreziqet për sigurinë kombëtare gjatë rrugës.

E pranishme në një aktivitet të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë Nancy VanHorn tha se mbështet fuqimisht legjislacionin e shqyrtimit të investimeve që janë në përputhje me Bashkimin Evropian.

Van Horn thekson se po punohet mes SHBA dhe Shqipërisë për promovimin e një klime të mirë biznesi. E lufta kundër Informalitetit, çështjet e pronësisë, si dhe rritja e transparencës për taksapaguesit janë prioritete.

‘Ne jemi shumë mbështetës për angazhimin në politika jetike për përparimin dhe shkojnë në thelb të prioriteteve të SHBA, që është krijimi i kushteve të barabarta të lojës për të gjitha bizneset. Kjo është diçka që e dëgjoj nga të gjitha kompanitë amerikane të interesuara të vijnë këtu dhe nga ju e amerikanët që vijnë këtu për turizëm apo të tillë që duan të vijnë për kompanitë e tyre.

Ne besojmë që është thelbësore të shmangen investimet që nuk janë në përputhje me prioritetet shqiptare ose më keq mund të paraqesin rreziqet për sigurinë kombëtare gjatë rrugës, tha diplomatja amerikane 

Në Dhomën Amerikane të Tregtisë u mbajt sot Asambleja, një nga eventet më të rëndësishme të Dhomës Amerikane e cila mbledh bazën e gjerë të anëtarësisë. Ky takim u përshëndetet edhe nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja 

Fjala e plotë e të  ngarkuarës me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri 

Ne jemi shumë mbështetës për angazhimin në politika jetike për përparimin dhe shkojnë në thelb të prioriteteve të SHBA, që është krijimi i kushteve të barabarta të lojës për të gjitha bizneset.’

Kjo është diçka që e dëgjoj nga të gjitha kompanitë amerikane të interesuara të vijnë këtu dhe nga ju e amerikanët që vijnë këtu për turizëm apo të tillë që duan të vijnë për kompanitë e tyre

Ne besojmë që pjesë e procesit të anëtarësimit në BE është jetike të fuqizohet shteti ligjor. Sot kam pasur takimet me institucionet e drejtësisë. Duhet të jeni shumë krenarë për integritetin dhe pavarësinë që këto institucione të drejtësisë janë duke vepruar.

Ne amerikanët jemi të drejtëpërdrejtë dhe duam të jemi të sinqertë. Mbeten ende sfida. Do të vijojmë të dëgjojmë shqetësim tuaja e do të vijojmë të punojnë me dhomën amerikane në mënyrë që të ngrenë në mënyrë efektive me zyrtarët e qeverisë.

Ka disa gjëra që Dhoma Amerikane e Tregtisë ka punuar si legjislacioni për Dhomën Ekonomike, Lufta kundër Informalitetit, çështjet e pronësisë janë shumë reale, si dhe rritja e transparencës për taksapaguesit.

Ju premtoj se do të punoj krah për krah me ju për të promovuar një klimë të mirë biznesi për kompanitë shqiptare dhe amerikane.

Dua t’ju them dhe diçka tjetër, ndërsa shikojmë drejt krijimit të kësaj klime të mirë biznesi duhet të kemi parasysh disa prej rreziqeve të investimeve potencialisht problematike. Kjo është arsye pse ambasada mbështet fuqimisht legjislacionin e shqyrtimit të investimeve të cilat janë në përputhje me udhëzimet e BE-së.

Ne besojmë që është thelbësore të shmangen investimet që nuk janë në përputhje me prioritetet shqiptare ose më keq mund të paraqesin rreziqet për sigurinë kombëtare gjatë rrugës.

Shpresoj që ju si shtylla të komunitetit të biznesit do të nxisni Shqipërinë t’i bashkohet  vendeve të BE-së që kanë miratuar legjislacione për shqyrtim ose verifikimin e investimeve', thotë VanHorn.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?