/ ATSH - "Vanja, Sonja, Masha etj" eshte shfaqja qe do të intepretohet në skenën e Teatrit Kombëtar në datat 5/6/7 dhjetor ora 19:00.
Vepra që mban emrin e dramaturgut amerikan Christopher Ferdinand Durang, vihet në skenën e TK-së me regji të Driada Dervishit, dhe me kasten e aktorëve si Neritan Licaj, Olta Dakut, Yllka Mujos, Besmir Bitrakut, Adelina Muçës dhe Valina Muçollit, do të intepretojnë shfaqjen komedi, që nga kritika rezulton nga më të suksesshmet e dy viteve të fundit, por edhe nga pjesët më të zgjuara të komedive bashkëkohore.
Bëhet fjalë për Çehovin të zhvendosur dhe të rifreskuar e të sjellë në vitet 2000. Një miksim i komedisë dhe dramës, bazuar në temat dhe personazhet e dramaturgut rus, një komedi ku përmblidhen ndjeshmëria tipike e tij por dhe humori.
Në vepër janë dy motra dhe një vëlla. Një prej motrave dhe vëllai, Sonja dhe Vanja kanë gjithë jetën që janë kujdesur në një shtëpi në provincë për prindërit, pa mundur të krijojnë një jetë të tyre. Masha motra e madhe që i ka ndihmuar financiarisht nuk është marrë asnjëherë me prindërit dhe shtëpinë, por është një superaktore mjaft e paguar dhe e njohur, e cila vjen për një festë me kostum për të takuar dhe familjen. Këtu fillon e gjithë komedia, sepse ajo vjen për të shitur shtëpinë. Pas kësaj fillon tensioni dhe konflikti mes motrave dhe vëllait...
/Shqiptarja.com