"Vanja, Sonja, Masha” e Çehovit,
në skenë nga Driada Dervishi

në skenë nga Driada Dervishi">
TIRANE-  "Vanja, Sonja, Masha, etj", një komedi e Çehovit shfaqet këtë fundjavë në datat 24-25-26 Tetor 2014. Kjo komedia konsiderohet nga më të suksesshmet e dy viteve të fundit, por edhe nga pjesët  më të zgjuara të komedive bashkëkohore. 

Regjisorja Driada Dervishi e sjell të zhvendosur në vitet 2000, me një miksim të komedisë dhe dramës, bazuar në temat dhe personazhet e dramaturgut rus, një komedi ku përmblidhen ndjeshmëria tipike e tij, por dhe humori. Në vepër janë dy motra dhe një vëlla. Një prej motrave dhe vëllai, Sonja dhe Vanja kanë gjithë jetën që janë kujdesur në një shtëpi në provincë për prindërit, pa mundur të krijojnë një jetë të tyre. Masha motra e madhe që i ka ndihmuar financiarisht nuk është marrë asnjëherë me prindërit dhe shtëpinë, por është një superaktore mjaft e paguar dhe e njohur, e cila vjen për një festë me kostum për të takuar dhe familjen.

Këtu fillon e gjithë komedia, sepse ajo vjen për të shitur shtëpinë. Pas kësaj fillon tensioni dhe konflikti mes motrave dhe vëllait. Të gjitha këto dhe më shumë në shfaqjen “Vanja, Sonja, Masha etj" sjellë për ju nga Fondacioni Kulturor "BluEpidamus" ne bashkëpunim ne Teatrin Kombetar dhe Teatrin "Aleksandër Moisiu", me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. Kjo është një vepër që mban emrin e dramaturgut amerikan Christopher Ferdinand Durang.  Në role janë aktorët Neritan Liçaj, Olta Daku, Yllka Mujo, Besmir Bitraku, Adelina Muça, Valina Muçolli. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 20 Tetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje