TIRANE - Ndërsa temperaturat e ajrit kanë shënuar vlera të larta, mjekët këshillojnë jo vetëm mënjanimin dhe mosekspozimin në diell, por edhe për kujdesin që duhet treguar në ambientet e mbyllura.
Temperaturat e larta dhe lagështira krijojnë të ashtuquajturat goditje nga nxehtësia, me probleme në organizëm. Ka dhe goditje nga nxehtësia në shtëpi, zyrë, ambiente ku punohet, ku temperatura e madhe, duke u bashkuar me lagështirën, jep goditje nga nxehtësia.
Specialistët këshillojnë rregullimin e temperaturës mes ambientit të brendshëm dhe të jashtëm dhe në veçanti për ata që punojnë në mjedise me kondicioner. Gjatë ditës, dritaret mbahen të mbyllura, ndërsa ajrosja e shtëpisë është e rekomandueshme të bëhet në orët e para të mëngjesit.
"Nuk duhet të ketë diferencë të madhe mes temperaturës së ambientit brenda, me atë jashtë", pohojnë specialistët, sipas të cilëve, në kushtet e përdorimit të kondicionerit nuk duhet të ketë diferencë më shumë se pesë gradë me ambientin jashtë.
Duhet të evitoni daljet nga shtëpia nga 11:00-18.00 dhe uji duhet të jetë shoqëruesi më i mirë në këtë ditë të nxehta.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com