Temperaturat përvëluese janë kryefjalë e ditëve të fundit. Mjekja dhe specialistja e ISP në Report Tv kanë bërë disa rekomandime imediate në mënyrë që kjo verë të jetë e përballueshme për të gjithë.
Të ftuara në Report Tv me gazetaren Besmira Pelushi, mjekja Xhentiljana Janaj dhe specialistja Dorina Toci theksojnë se ekspozimi në diell për një kohë të gjatë pa kepele, pa kremin e diellit dh e pa një shishe ujë me vete është mjaft i rrezikshëm.
“Më të riskuar janë fëmijët duke qenë se janë më të brishtë. Ndoshta janë më të prekurit dhe mosha e tretë dhe kjo kategori. PJan të riskuar dhe personat që punojnë në ambiente të hapura. U rekomandojmë të përdorin kapelet, ujin gjithmonë me vete, rrobat me ngjyra të hapura.”- tha mjekja e familjes Janaj.
Një tjetër këshillë që shumë kush mund ta shkelë është gradimi i kondicionerit. Mjekja theksoi se diferenca mes temperaturës jashtë dhe brenda duhet të jetë maksimalisht 5 gradë.
“Temperatura brenda a nuk duhet të jetë më pak se 5 gradë se saç është jashtë sepse dëmton shumë shëndetin. Në ndryshimet e ambienteve dëm.”- tha mjekja.
Kur e lexova pashe kontradikten ,por pashe dhe komentin tend @Turi që ma kishe 'vjedhur' mendimin.. Por duhet të shtoj ,se sa shabllonë dhe sa teoeikë janë këto të ashtuquajtur mjekë. Llogarite ti kur për një gjë kaq të thjeshtë gabon dhe se ka idenë,hajde të besosh për gjëra të tjera. Këta të marrin në qafë me një fjalë po ti dëgjosh këshillat e tyre.
PërgjigjuDmth tani qe eshte 42 grade ta mbajme 37 ? Hahahah ja fusni aq kot sa vk , me mire rrini ne hije sesa ta ndozni kondicionerin sipas jush
Përgjigju