Varësia ndaj internetit shkakton
depresion tek të rinjtë

Varësia ndaj internetit shkakton<br />depresion tek të rinjtë
MILANO – Interneti ndikon negativisht në gjendjen emocionale të të rinjve duke shkaktuar varësi ndaj tij.

Kjo varësi mund të çojë deri në depresion të tyre. Këtë e vërteton edhe një studim i kryer nga ekspertë në Universitetin e Milanos dhe Sëansea.

Studimi i bërë është publikuar në revistën Plos One dhe vërteton faktin, që njerëzit të cilët janë më të ekspozuar në Internet nuk janë në humor të mirë gjatë ditës, ndërsa ata që qëndrojnë më pak kanë dispozita më të mira dhe një gjendje emocionale më të qëndrueshme.

Studimi është kryer duke analizuar sjelljet e të rinjve 20 vjeçarë të cilët frekuentojnë qendrat e internetit dhe atyre më indiferentë.

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi