BERAT- Një 60-vjeçare nga rrethit i Beratit i dha fund jetës së saj duke u vetvarur, ndërkohë që hetimet e para të policisë bëjnë me dije se kemi të bëjnë me një veprim të ndërmarrë në kushtet e depresionit.
Burime pranë urgjencës në spitalin e këtij qyteti thanë se rreth orës 14:30 ka mbërritur pa shenja jete, 60-vjeçarja Xhemile Baci.
Mjekët konstatuan se gruaja kishte ndërruar jetë si pasojë e vetvarjes, ndërkohë që trupi u përcoll drejt morgut për hetime të mëtejshme.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur më pas ekspertë të policisë, të cilët nisën hetimet për të mësuar mbi shkaqet e kësaj ngjarjeje.
Familjarët deklaruan se nëna e dy fëmijëve u gjet e vetvarur në një nga dhomat e shtëpisë, ndërkohë që dyshohet se vuante prej disa kohësh nga depresioni.
Gruaja, mësohet se kishte një vajzë në shkollë të lartë dhe një djalë me aftësi të kufizuara, ndërkohë që prej disa kohësh duket se jeta ishte bërë e papërballueshme për të.
Në kushtet e një gjendjeje ekonomike tepër problematike, e papunë sëbashku me bashkëshortin e saj, gruaja prej disa javësh vuante nga një gjendje e rëndë depresioni. Familjarët mësohet se nuk e linin vetëm gruan, ndërkohë që në të vetmin moment që është gjendur pa njeri pranë, mesditën e sotme, ajo i dha fund jetës duke u vetvarur.
Ekspertët e policisë tashmë po punojnë për të zbardhur motivet e plota të kësaj ngjarjeje, ndërkohë që trupi pa jetë ndodhet në morg në pritje të veprime të tjera të rastit.
Redaksia Online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com