Varësia seksuale është një çrregullim mendor, flasin ekspertët

Varësia seksuale është një çrregullim mendor, flasin ekspertët

Foto Ilustruese

Varësia ndaj seksit është klasifikuar në listën ndërkombëtare të sëmundjeve nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si një çrregullim i shëndetit mendor.

Ky çrregullim seksual mund të përshkruhet si pamundësi për të kontrolluar impulset seksuale intensive dhe që çojnë në sjellje seksuale të përsëritura. Kjo nuk ka lidhje me sa partnerë seksual ka një person apo sa shpesh kryejnë marrëdhënie seksuale, por kur sjelljet seksuale të dikujt bëhen fokusi kryesor në jetën e atij personi. Një njeri i tillë harron dhe lë pas dorë shëndetin, kujdesin personal apo interesa të tjera.

Nëse po përjetoni një çrregullim seksual mund të dëmtoni edhe marrëdhënien në çift. Por të gjtihë njerëzit mund të përjetojnë që në një periudhë të caktuar të kenë më shumë dëshira se sa në një tjetër. Por kjo nuk futet në çrregullimet mendore, pasi ky çrregullim duhet të zgjasë për më shumë se gjashtë muaj në mënyrë që të diagnostikohet si i tillë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip