Përdorimi i lëndëve narkotike dhe braktisja e shkollës për shkak të kushteve të vështira ekonomike, janë dy problemet kryesore me të cilat ndeshen sot të miturit. Të dhënat e raportit “Save the Children” tregojnë se 85% e nxënësve, veçanërisht djemtë, shtyhen të përdorin substanca narkotike dhe duhan nga nevoja për t’u dukur dhe nga kureshtja. Ndikimi i shoqërisë dhe konfliktet në familje, janë gjithashtu disa nga shkaqet pse fëmijët i drejtohen këtyre veseve. Por dhe braktisja e shkollave, sidomos për arsye ekonomike, janë një tjetër problem që duhet të ketë vëmendje. ër realizimin e këtij raporti janë angazhuar grupet e drejtuara nga fëmijët nga qendrat e “Save the Children”, të cilët anketuan 450 fëmijë në 12 shkolla.