Në një rrënojë që pritet të shembet nga dita në ditë dhe në një varfëri ekstreme jetojnë 4 anëtarë të familjes Noka në fshatin Fang të Bashkisë Rubik në Mirditë.
Jetesa e tyre është shumë e mundimshme ndërsa kanë humbur edhe shpresat se gjërat mund të ndryshojnë.
Familja e Filip Nokës jeton vetëm me 4 500 lek në muaj ndihmë ekonomike dhe asnjë të ardhur tjetër.
Kryefamiljari, Filip Noka, thotë se jeta e tyre mbetet një kalvar mundimeh, ndësa jeton çdo ditë me frikën e shembjes së shtëpisë e cila është amortizuar plotësisht.
Ai kërkon ndihmë që të pakten ti ofrohet një vend pune që tu mbajë frymën gjallë gruas dhe dy fëmijëve të mitur
“Duke prit jo sot jo nesër kur të na bjerë brenda, të na zejë megjithë fëmijë brenda. Pa punë, edhe të dalim të kërkojmë punë nuk na lënë për të punojmë. Edhe kemi ngel duke e shtyrë me zor jo me ndonjë pulë ose ndonjë gjë tjetër,”-është shprehur Filipi.
Zonja e shtëpisë, Violeta Noka, thotë se askush nuk është parë që të shikoje gjendjen në familjen e saj për t’ju dhënë një ndihmë sado të vogël.
”Nuk jetohet në këtë situatë që jemi ne, pa shtëpi, me shtëpi të shpronësuar, sepse e shpronsuar është shtëpia jonë. Ne vetëm jetojmë këtu deri sa të na zejë kokën brenda.
E ardhmja ime janë këto dy fëmijë dhe zoti në qiell, nuk kam tjeter të ardhme,”-është shprehur Violeta.
Kjo është një pjesë e mundimeve të përditshmërisë të familjes Noka në Fang të Rubikut, e cila kërkon përkrahjen e shoqërisë dhe përgjegjshmërinë e organeve shtetërore për të ndryshuar mënyrën e jetesës së tyre, e cila është në kushte ekstreme.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.8%
-
Jo
20.5%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 3012
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
‘Xibraka’/ Gaz Bardhi irritohet me SPAK pas përfundimit të hetimeve për Olsi Ramën: Jeni kthyer në qesharakë, as nuk hetuat fare, po bëni shqiptarët për budallenj
10 Janar, 21:23