Varfëri ekstreme në Brazil! Imazhet që po shokojnë botën të njerëzve që kërkojnë ushqim në mishin që u jepej kafshëve
Njerëz që kërkojnë ushqim në mishin që u jepej kafshëve
BRAZIL- "Brazil 2021: dhimbja e urisë", ishte titulli që hapi një prej gazetave më prestigjioze në vend. Brazili po vuan një varfëri ekstreme dhe gjendja është më alarmante sa çdokush prej nesh mund ta mendojë. Rreth 19 milionë njerëz vuajnë nga kequshqyerja pas shpërthimit të një "pandemie" që ka marrë jetën e më shumë se gjysmë milioni njerëzve.
Imazhet që vijnë nga kjo krizë janë tronditëse dhe shumë të vështira për "t'u përtypur", ku shihen njerëz se si kërkojnë dëshpërimisht ushqim.
Faqja e parë e gazetës me titullin "Brazil 2021: dhimbja e urisë"
Fotot e kapura nga fotoreporteri, fitues i disa çmimeve, Domingo Pezoto, javën e kaluar e vërtetojnë më së miri këtë krizë urie, ku shihen qytetarë që kërkojnë pak mish që e ka hedhur një kompani që prodhonte më parë ushqim për qentë.
"Më parë, njerëzit vinin këtu dhe kërkonin një copë kocke për t'u dhënë qenve. Sot ata lutën për një copë të vogël për ushqim. Zemra ime dhemb" - tha José Divino, shofer i kamionit ku transportohej mishi.
Një pastruese 51-vjeçare, Denise da Silva ka rrëfyer mes lotëve se ka shumë kohë që nuk ka ngrënë mish, bëhet fjalë që para pandemisë e ndërsa tregon se ndihet e frikësuar për të ardhmen e 5 fëmijëve dhe 12 nipërve dhe mbesave.
Njerëz që kërkojnë ushqim në mishin që u jepej kafshëve
Skena e mjerimit në Brazil ka krijuar ankth global. Varfëria ekstreme po bëhet e dukshme edhe në vende të tjera, si Venezuela, ku, sipas hulumtimimeve, pothuajse 77% e qytetarëve nuk mund të përballojnë as nevojat bazë të jetesës . Rritja prej 10% e numrit të njerëzve që jetojnë në varfëri u regjistrua në vetëm një vit pas fillimit të pandemisë COVID-19.
Në Brazil ka vijuar në valë protestash ku kërkojnë largimin e presidentit Zaich Bolsonaro që e fajësojnë për politikat e ndjekura në këtë periudhë pandemie.
Protesta në Brazil
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.3%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4216
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Selenicë, Guri Selimi rrezikon jetën, prej vitesh i braktisur! 77-vjeçari pa strehë, pa ushqim e veshje endet rrugëve
23 Dhjetor, 10:08
-
Fotoja e papublikuar më parë, zbulohet një fis i ri njerëzish në pyjet e Amazonës
22 Dhjetor, 20:19
-
Tragjedi rrugore në Brazil, autobusi përplaset me kamionin, 32 të vdekur dhe 13 të plagosur deri tani
21 Dhjetor, 21:22
-
Aksident tragjik në Brazil! 37 viktima, mes tyre 1 fëmijë, dhjetëra të plagosur
21 Dhjetor, 17:45
-
Këngëtarja Adele akuzohet për plagjiaturë, Gjykata Braziliane kërkon tërheqjen e këngës 'Million Years Ago'
18 Dhjetor, 15:33
-
Pema gjigante në Rio de Zhaneiro rrëzohet nga stuhia, vdes 1 person, plagosen 2 të tjerë (VIDEO)
17 Dhjetor, 16:19
-
VIDEO/ Adriano i jep lamtumirën futbollit, s'i mban lotët kur dëgjon mesazhin e babait të ndjerë
16 Dhjetor, 21:22
-
Kostot e banimit po varfërojnë gjermanët
15 Dhjetor, 10:39
-
Afro 20% e shqiptarëve në rrezik varfërie, kanë të ardhura ditore deri në 751 lekë! Gjendja do rëndohej nëse s’do ishin pensionet e skemat sociale
13 Dhjetor, 20:29
-
Brazil/ Ndërron jetë në palestër, bodybuilderi 28-vjeçar pësoi atak kardiak
29 Nëntor, 13:32
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22
-
Brazil/ Policia akuzon ish-presidentin Bolsonaro për komplot për grusht shteti
22 Nëntor, 10:40