Varfëria ekstreme në familjen Merko
Qirici:Mjerim, skamje, ta ndihmojmë
Deputetja e Partisë Demokratike Eleina Qiriçi ka denoncuar varfërinë ekstreme në një familje në fshatrat e Korçës, ku ka apeluar për ndihmë.
Deputetja e Partisë Demokratike Eleina Qirici ka denoncuar varfërinë ekstreme në një familje në fshatrat e Korçës, ku ka apeluar për ndihmë.
Sipas deputetes, varfëria dhe papunësia është ulur këmbëkryq, ndërsa shërbimet dhe mbështetja sociale janë inekzistente.
Familja Merko me tri fëmijë ku djali i vogël 5 vjeç është autik, nuk merr asnjë lek nga ndihma sociale, apo kemp, ndërkohë që dy prindërit nuk gjejnë asnjë mundësi punësimi. Tek kjo familje por edhe dhjetra të tjera mungojnë paisjet për standartet më minimale të jetesës, si dhe energjia elektrike.
Deputetja e Eleina Qirici ishte pranë tyre dhe bëri thirrje për ndërhyrje sa më të shpejtë tek këto familjet që nuk përballojnë as ushqimin, ku buka me ujë dhe sheqer është vakti i zakonshëm. Nuk kanë as llampë për ndricim pasi nuk mund të paguajnë energjinë.
“
Këtu, mjerimi, tha deputetja Qirici, kapërcen çdo limit të imagjinatës. Fëmijët nuk ushqehen sa dhe si duhet për një standart minimal jetese, nuk kanë dritë të shohin njëri-tjetrin, aparati i televizorit është luks, pra as në mesjetë nuk ka patur një varfëri të tillë. Fëmija autik nuk ka mundësi të arrijë në qendrën e kujdesit social, dhe nga institucionet lokale e qendrore nuk ka reagimin më të vogël human”.
Familjarët i thanë deputetes Qirici se jeta e tyre është kther në një ankth të për-orshëm dhe se fëmijët nuk marrin dot as paracetamol kur sëmuren. Dy vajzat nuk mund të mësojnë me libra e fletore edhe pse kanë aftësi shumë të mira për studim.
"
Arroganca e ndihmës sociale dhe lokale në Korcë është e vetmja normë qeverisjeje, ndërkohë që qeveria flet për realitete virtuale, për reformë të ndihmës ekonomike.
Zëvendëskryeministri Peleshi dhe kryebashkiaku Filo bëjnë propagandë me projekte dixhitale në Korcë për parqe lodrash, ndërkohë që realiteti dramatik është ky si tek familja Merko, e cila nuk e ka vëmendjen e Peleshit, të Filos apo institucioneve të tjera" tha ajo.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.1%
-
Të gabuar
84.2%
-
Nuk e di
2.7%
Vota total: 2140
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31
-
Koha e dhuratave nga DigitAlb! Oferta të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët
24 Dhjetor, 18:30
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE!
24 Dhjetor, 18:26
-
Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës
24 Dhjetor, 18:11
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor, 18:03
-
Vigjilje Krishtlindjesh, trafik i rënduar! Dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të Tiranës (VIDEO)
24 Dhjetor, 18:01
-
Kosovë, Lista Serbe paralajmëron se do të ankimojë vendimin e KQZ-së
24 Dhjetor, 18:01
-
Prej qershorit të bllokuar në hapësirë, astronautët e NASA-ës mesazh për Krishtlindjen (VIDEO)
24 Dhjetor, 17:49
-
Spiropali uron besimtarët për Krishtlindjet: Jezu Krishti na tregon se dashuria është forca më e madhe njerëzore dhe jo sundimi, pushteti apo pasuria!
24 Dhjetor, 17:48
-
Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia e financoi! Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë
24 Dhjetor, 17:45
-
Keni mungesë hekuri? Konsumoni këto 4 fruta të thata
24 Dhjetor, 17:35
-
Durrës/ Makina përplas për vdekje burrin me biçikletë në rrugë, shoferi arratiset nga vendngjarja! Viktima ende i paidentifikuar
24 Dhjetor, 17:32