Një ditë pas tërmetit të datës 26 nëntor, që traumatiozoi të gjithë shqiptarët duke sjellë 51 viktima dhe qindra të plagosur, aktori i njohur shqiptar Çun Lajçi i kushtoi disa vargje rrënqëthese kësaj ngjarje.
Dhe këto vargje sa rrënqethese aq dhe domethënëse janë materializur në këngë nga nga tenori i njohur Kastriot Tusha dhe këngëtari tjetër i muzikës popullore Arif Vladi.
Të ftuar në rubrikën “Opinion”, tenori i mirënjohur Kastriot Tusha tregoi emocionet që kishte përjetuar nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit.
Për këtë, ai së bashku me artistët e tjerë ka menduar që të organizojnë një koncert bamirësie gjatë fundjavës në Austri dhe në Zvicër dhe të ardhurat e grumbulluara të t’i shpërndajnë tek familjet në nevojë.