Vargjet satirike të Arben Dukës:
Ende halabaket,janë në qeveri..

Vargjet satirike të Arben Dukës:<br />Ende halabaket,janë në qeveri..
Vargjet satirike të poetit të njohur Arben Duka duke filluar nga e shtuna, të gjithë lexuesit do t’i gjejnë të botuara tek gazeta “Shqiptarja.com”. Poeti Duka fillon  bashkëpunimin me “Shqiptarja.com”, duke sjellë për lexuesit rubrikë të re.
 
Për lexuesit e së shtunës, poeti i njohur Arben Duka sjell vargje pikante për Ministrin e Mbrojtjes Arben Imami.
 
Ndërsa në vijim, lexuesit e “Shqiptarja.com” do të kenë mundësinë të lexojnë vargjet satirike të poetit Arben Duka, mbi problematike të ndryshme dhe personazhe të njohura të fushave të ndryshme në vend.

Ende halabaket,janë në qeveri..

Për këta zuzarë,
kemi thënë shum’ pakë,
sepse këta janë,
KRYE HALABAKE!
 
Vazhdon kasaphana,
sot në Shqipëri,
ende halabakët,
janë në qeveri!
 
Janë kaq të zënë,
me vjedhje-rrëmbime,
aq sa nuk ka ikur,
asnjë me pushime!
 
Me vite të tëra,
kanë qënë të kapur,
po tani në fund,
dolën fare hapur!
 
Dolën fare hapur,
vendin e bënë kripë,
se legenët s’kanë,
as turp e as cipë!
 
Veç vallen e vdekjes,
halabakët hedhin,
të ardhmen e vendit,
çdo sekondë e vjedhin!
 
S’kam menduar kurrë,
dhe të bëhej nami,
gjer në këtë ditë,
të soste Imami!...
 
 
Për Arben Imamin,
s’kam menduar kurrë,
dukej sikur kishte,
një tjetër staturë!
 
Një tjetër staturë,
tjetër gjë e dija,
po ai na doli,
KRYE BABEZIA!
 
Gjithë këtë urrejtje,
ku e paska patur,
në mes halabakëve,
ky yll i spikatur!
 
Si aktor nuk ndriti,
ju bë fati gogël,
si Kusar e merr,
lehtësisht një “Nobël”!
 
S’di si u shpik termi,
pronat e ushtrisë,
kur ato kanë qënë,
të gjithë shoqërisë!
 
Shpikën e ç’nuk shpikën,
këta të pabesë,
aty çdo shqiptar,
e kishte një pjesë.
 
Vendi do kalojë,
kohë të vështira,
se çdo gjë e vodhën,
këta qelbësira!
 
Ka më dinjitet,
e pëgërë e derrit,
nga këta që tretën,
“Depot e Enverit!.” .
 
(Pjesa e dytë)  Se ky që po ikën, ka ikur nga mendja


Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët