Rifillimi i punës për reformën zgjedhore, ku opozita u rikthye sërish në tryezë është përshëndetur edhe nga Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi. Në një status në në Twitter Varhelyi thotë se ka folur me kreun e PD, Lulzim Basha, ku ka theksuar se përmbyllja pa vonesë e reformës zgjedhore është thelbësore për rrugën e Shqipërisë drejt BE.
"Bisedova për Lulzim Bashën sot, duke mirëpritur rifillimin e punës ndër-partiake për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik. Thelbësore për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejt BE është që kjo reformë e rëndësishme të përmbyllet pa vonesë të mëtejshme, në përputhje me rekomandimet e marsit Këshillit të Europës", shkruan komisioneri në twitter.
Nga ana e tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se vendimtare për përfundimin e reformës zgjedhore është vullneti politik.
"Bisedë shumë e frytshme me Komisionerin për Zgjerimin, OliverVarhelyi. E falënderova për mbështetjen e tij dhe theksova përpjekjet e Partisë Demokratike për të kontribuar për reformën zgjedhore. Nënvizova se vullneti politik është vendimtar si për ta përfunduar reformën, edhe për të garantuar zgjedhje demokratike, të lira nga shitblerja e votës dhe nga ndikimi i krimit të organizuar", shkruan Basha.
Deri më tani palët kanë arritur konsensus për tre pika, për financimin e partive duke ulur financimin nga privati dhe rritur atë të shtetit, përfaqësimi gjinor ku 1 në 3 emrat në listë të jetë grua si dhe ndryshimi i periudhës zgjedhore.
Lajmi kryesor:
'Zgjedhorja', Bylykbashi: PS s'do identifikim biometrik! Gjiknuri: Debat artificial! Hajdari: Sistemi danez diskutohet mbledhjen tjetër
Komente










