Ndërkohë që kryeministri Rama shprehet i vendosur për të votuar Kodin zgjedhor në Kuvend, komisioneri Varhelyi është shprehur sërish që ajo të bëhet pas opinionin të Komisionit të Venecias.

Përmes një postimi në Tëitter ai shkruan se do të ishte e matur që Kodi Zgjedhor, i kthyer në Parlament nga Presidenti, duhet të votohen pasi të vijë opinioni i Komisionit të Venecias.

"I kënaqur që Rama pret opinionin e Venecias për ndryshimet kushtetuese. Do ishte e matur të pritej opinioni para se të rivotohej në Parlament. Pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 202" - shkruan Varhelyi në Tëitter.

Një reagim të tillë, komisioneri për zgjerim e bëri dhe ditën e djeshme, për të cilën kryeministri Rama u shpreh se votimet nuk do të shtyhen asnjë ditë.

Ndryshimet kushtetuese u kthyen në Kuvend nga Presidenti Meta dhe për Varhelyi, Kuvendi duhet ta marrë në konsideratë këshillën e tij.

Ditën e djeshme Meta parashtroi 8 pyetjet që i ka bërë 'Venecias' lidhur me këto ndryshime, për të cilat kërkon një përgjigje sa më të shpejt.