Varhelyi për Shqipërinë: Duhet një Gjykatë Kushtetuese! Në Tiranë do u bëj thirrje palëve politike për dialog (VIDEO)

Në një deklaratë për mediat, komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi u shpreh se një prej kushteve të rëndësishme për pjesëmarrjen në Konferencën e Parë Ndërqeveritare, për hapjen e negociatave të anëtarësimit është ngritja e Gjykatës Kushtetuese.

Ai vlerësoi dhe angazhimin e Presidentit për plotësimin e vendeve të lira në këtë institucion.

"Kushti ynë është i qartë, duhet të kemi një Gjykatë Kushtetuese funksionale për nisjen e mbledhjes së parë ndërqeveritare. Unë shoh angazhimin e presidentëve për plotësimin e vendeve të lira në këtë institucion. Ne inkurajojmë punën e bërë në mënyrë që të kemi sa më shpejt një gjykatë funksionale" - tha Varhelyi.

Ndërkohë për vizitën e tij ditën e nesërme në Tiranë, komisioneri tha se do të kërkojë nga palët politike dialog mbi marrëveshjen e 5 qershorit.

"Marrëveshja e 5 qershorit është shumë e mirë. Do shkoj vetë në Tiranë, do t'iu bëj thirrje palëve për dialog. Ne jemi të përkushtuar që mund të fillojmë. Kam shpresa që do të fillojë. Kur vjen tek raportet ne bëmë më të mirën që të rrisnim kualitetin e reformës. Ne e thjeshtëzuam procesin U mbështetëm dhe në kontributet e vendeve. Shpresoj që me këtë komision që puna të vijojë më tej dhe të biem dakord për të dy vendet që të vijojë më tej bisedimi. Prioriteti ynë ishte që të maksimalizonin impaktin e fondeve tona të investuara në Ballkan" - tha Varhelyi.  


Lajmi kryesor:

Progres raporti i KE/ Varhelyi: Shqiperia pranë plotësimit të kushteve për konferencën e parë! Progres i jashtëzakonshëm me Reformën elektorale


I.K/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt