TIRANË- Ilvi Meta nuk e kishte për herë të parë arrestimin nga policia. Por të mërkurën vendosi t’i japë fund jetës duke u vetëvarur, siç thuhet paraprakisht, me lidhëset e kapuçit të bluzës, brenda dhomës së ndalimit në Komisariatin e Kavajës, duke lënë mister shkakun e këtij gjesti ekstrem. Prindërit e mësuan lajmin e trishtë përmes televizorit. Babi ka akuzuar policët se e kanë rrahur djalin për vdekje, duke refuzuar që të pranojë mundësinë që ai mund të jetë vetëvrarë.
“Unë isha në punë kur e mora vesh. Policia s’më ka thënë asgjë. Nuk është e vërtet që ka qenë problematik. Policia ishte problem për atë, jo ai për policinë. Kur ata s’më lanë ta shihnin djalin, ca policie është kjo? Nuk e kisha parë me sy djalin. Nuk ka pasur shenja në qafë mesa kemi parë, nuk është i nxirë i ka ngelur në dorë policisë “, tha babai, teksa mbrëmjen e kësaj foto është publikuar një foto të shenjës në qafë që të Metës, pak pas vdekjes.
Derisa e vërteta të dalë në dritë, 3 efektivë të policisë së Kavajës janë arrestuar, Bexhet Berberi, Rushit Kola dhe Petrit Brahimaj, me dyshimin se kanë shpërdoruar detyrën duke mos marrë masa për parandalimin e ngjarjes.
31-vjeçari u arrestua mesditën e së mërkurës me urdhër të gjykatës për një vjedhje të ndodhur më 2 prill në një banesë në Kavajë. Por për të njëjtën vepër penale ishte shoqëruar 18 herë që nga viti 2014 dhe ishte dënuar 3 herë.
“Më 13 mars 2011 Gjykata e dënoi me 8 muaj burg për vjedhje. Në vitin 2012 Gjykata e dënoi me 16 muaj burg për vjedhje Më 7 gusht 2010, gjykata e Durrësit e dënoi me 4 muaj burg për vjedhje”, mëson Report Tv.
Në mbrëmje, babanë e të ndjerit e takoi edhe Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma.
“Duhet që Prokuroria e Kavajës nëse nuk e ka nisur ta nisë me urgjencë hetimin dhe të bëjmë transparencë çfarë ka ndodhur me jetën e djalit tuaj”, tha Duma.
Thirrje për zbardhjen sa më shpejtë të ngjarjes bëri edhe Presidenti Ilir Meta
“Humbja e një jete në një moshë fare të re brenda Komisariatit të Policisë përbën jo vetëm një tragjedi familjare, por trondit thellësisht besimin e qytetarëve tek organet ligjzbatuese”, u shpreh Meta.
Ekspertët mjeko-ligjorë kanë konstatuar se shkaku i vdekjes është vetëvarja në litar dhe asfiksia.
Skeda e vdekjes
Foto të reja kanë dalë në dritë nga Ilvi Meta, i cili është raportuar se është vetëvrarë brenda Komisariatit në Kavajë. Në foto të nxjerra nga 'Top Story', duket shenja e litarit në fytin e tij, teksa familjarët kanë hedhur akuza se 31-vjeçari është dhunuar barbarisht nga efektivët e policisë.
Report Tv ka siguruar foton nga qelia ku sipas policisë 31-vjeçari Meta ka varur veten. Siç shihet edhe në foto në hekurat e qelisë është e lidhur edhe lidhësja e bluzës me të cilën dyshohet se Ilvi Meta vari veten.
Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka bërë thirrje që të zbardhet sa më parë ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmë në Kavajë, ku vari veten një i ri në Komisariatin e Policisë. Meta tha se ngjarja të tilla tronditin thellësisht besimin e qytetarëve tek organet ligjzbatuese.
“Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit Ilvi Meta, e konsideroj tepër të rëndë dhe të papranueshëm faktin që një qytetar humb jetën brenda institucioneve shtetërore, sikundër është Komisariati i Policisë së Kavajës.
Humbja e një jete në një moshë fare të re brenda Komisariatit të Policisë përbën jo vetëm një tragjedi familjare, por trondit thellësisht besimin e qytetarëve tek organet ligjzbatuese.
Bëj thirrje për zbardhjen sa më parë të rrethanave të vdekjes tragjike të të riut Ilvi Meta dhe vendosjen përpara drejtësisë të përgjegjësve për këtë tragjedi të pajustifikueshme”, ka shkruar Meta.
Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka takuar babain e 31-vjeçarit Ilvi Metës, i cili i dha fund jetës në komisariatin e Kavajës, duke u vetëvarur me lidhësen e bluzës. Deputetja demokratë i kërkon Porkurorisë së Kavajës që të nisë menjëherë hetimin dhe të bëjë transparence se çfarë ka ndodhur.
Grida Duma: Ngjarja që ndodhi ju nuk e besoni, djalin e kanë shoqëruar në polici po më thoni, arsyen se pse e kanë shoqëruar ju nuk e dini si familjarë. Si baba ke shkuar në komisariat e ke kërkuar ke ndenjur nga ora 5 pasdite deri në 7.
Babai i djalit : Nuk me jepnin detaje fare.
Grida Duma: Ti ke ndenjur në komisariat, ke pyetur pse të kanë marrë çunin?
Babai i djalit: Kam pyet pse e kanë marrë çunin, për çfarë arsye. Ik se e di vetë më thanë.
Grida Duma: Edhe kur kanë ardhur në shtëpi ty s’të kanë dhënë asnjë shpjegim përse ?
Babai i djalit: Jo, më tha çuni qëparë o ba ka ardhur policia për kontroll, mirëse të vijnë i thashë. Morën nja dy mbulesa divani edhe ikën, unë thashë ça do bëni? Do ta biem prapë çunin thanë. Momenti që iku me ato mua më ra telefoni për punë. Kur erdha pastaj pasdite shkova prapë tek policia, nuk më jepnin detaje. Ik se do ta biem në shtëpi, do ta biem në shtëpi.
Grida Duma: Edhe ju si e keni marrë vesh si familjarë për vdekjen e çunit?
Babai i djalit: Nga televizori
Grida Duma: Në çfarë ore?
Babai i djalit: Tek lajmet. Isha tek një lokal aty në lagje. Edhe më tha djali i pronarit të lokalit djali yt më duket ka varur veten.
Grida Duma: Edhe zotëria e kishte dëgjuar nga lajmet?
Babai i djalit: Po. Edhe pastaj erdha në shtëpi gruaja duke qarë, erdhi Beni se Benin e kam çunin e xhajit. Edhe më tha ka varur veten, se besoj kurrë i thashë pastaj më erdhën të gjithë. Jemi të bindur që s’ka varur veten. Do ta jap me jetën time.
Grida Duma: Unë e di që jeni të shokuar tani, jam e bindur që ke mpirje dhe s’di çfarë të thuash përpara por gjëja më e dhimbshme për ju dhe familjarët tuaj është që ju jeni në terr dhe errësirë totale se çfarë ka ndodhur me djalin. Në institucionet e drejtësisë ku jeta duhet të jetë totalisht e sigurt deklarohet që ka bërë vetvrasje që në këtë moment është një problem i madh. Se atje ku jeta duhet të jetë e sigurt më shumë se kudo ndodh vetvrasja. Që ju keni të drejtë absolute jo vetëm të kërkoni drejtësi por të kërkoni transparencë kjo është arsyeja e parë që në një ngjaje të tillë tronditëse se është humbje jete. Ne jemi këtu të gjithë dhe do të kërkojmë deri në minutin e fundit dhe në çdo gjë transparencë qartësi kudo. Dhe ne jemi këtu do ta kërkojmë ne bashkë me ju Partia Demokratike, ne të gjithë në të gjitha instancat. Kërkohet absolutisht që Avokati i Popullit të vijë dhe të bëjë detyrën e vetë në çast për të bërë transparecë me ngjarjen. Duhet që Prokuroria e Kavajës nëse nuk e ka nisur ta nisë me urgjencë hetimin dhe të bëjmë transparencë çfarë ka ndodhur me jetën e djalit tuaj. Për mua është e papranueshmë që ju aktualisht nuk dini asgjë, cilado qoftë arsyeja që prindi nuk di ju thoni që trupi i djalit është në morgun e Durrësit, thoni gjithashtu që ekspertët që kanë bërë autopsinë, trupa e parë e ekspertëve nuk ka pranuar ta firmosi ekspertizën. Kjo është dëshmia juaj, momenti i parë. Në çdo orë të ditëve që do vijnë ne do bëjmë pjesën tonë që nuk është pak, do ta shtyjmë me të gjitha mjetet institucionale, publike mediatike, që të bëhet transparencë dhe të bëhet drejtësi, është e papranueshme që në një institucion ku duhet të sigurohet dhe ekziston për sigurinë e jetës së qytetarëve të ndodhi sic është version që dëgjojmë deri tani se unë version zyrtar nuk kam dëgjuar. Ju thoni që nuk ka , ju nuk ju ka ardhur asnjë version zyrtar nga policia , do ta ndjekim deri në fund çështjen nuk kam çfarë të them më tepër në këtë moment. Mund mos të kishim bërë sot një deklaratë para mediave por ju thoni që sa më shumë të ndërgjegjësohet opinioni aq më shumë ndiheni të sigurt që do të kemi transparencë sepse nuk keni besim që institucionet duke qënë se keni shkuar disa herë mund t’ju japin përgjigje. Do ta bëjmë këtë edhe për publikun që këto raste të kthehen në shembullin më negativë që mos guxojë njeri të preki këdo, sido që ta mendojë , sido që ta paragjykojë që është i paprekshëm, askush nuk është i paprekshëm dhe do marrin ndëshkimin.
“Mamaja e të ndjerit ka qenë në rrugë kur i është njoftuar lajmi dhe e ka marrë të gjithë rrugën zvarrë duke ulëritur”, ky ishte reagimi i nënës së 31-vjeçarit, siç tregoi për Report Tv kushëriri i Ilvit.
Ai tha pretendon gjithashtu se kushëriri i ri nuk ka vrarë veten, pasi sipas tij një qelia është ndërtuar në një mënyrë të tillë që dikush nuk arrijnë të bëjë varje.
“Kemi kontrolluar trupin me te atin dhe djalin e xhaxhit, dyshohet që është mbytur. Ka shenja në qafë, por vetëm përpara jo në të gjithë qafën. Është e vërtetë që është mbytur nga kapuçi. Kur është kontrolluar trupi nuk është konstatuar nxirje në fytyrë në dallim me rastin kur dikush mbytet. Prej autopsisë nuk dallojmë shenja në trup pasi është i çarë. Në komisariat nuk ka vend ku të varet, është i ndërtuar në mënyrë të tillë që nuk arrin të bëjë varje, dritaret janë 3 metra të larta dhe nuk arrin deri tek dritarja pasi dhe gjatësia e rripit nuk del. Policia nuk e ka çuar në ambientet e paraburgimit, ndërkohë ai ka pasur urdhër arrest. Urdhër arresti ka dalë për një vjedhje për të cilën askush nuk ishte në dijeni dhe nuk ka pasur verifikime të shenjave të gishtërinjve. Policia nuk na njoftoi. Mamaja e të ndjerit ka qenë në rrugë kur i është njoftuar lajmi dhe e ka marrë të gjithë rrugën zvarrë duke ulëritur. Kur trupi u dërgua në morg, nuk na lanë ta shihnim përpara ekspertizës, nuk na pyetën, familjarët i ndaluan ta shihnin përpara se të behej autopsia. Nuk na është dhënë asnjë informacion nga policia dhe spitali, por gjithçka e kemi mësuar nga mediat.”, tha ai.
Babai i 31-vjeçarit Ilvi Meta thotë se djali i tij nuk e ka vrarë veten, pasi nuk kishte shenja në qafë dhe as të nxira. Sipas tij djali “iu ka mbetur në dorë policëve”, ndërsa shtoi se lajmin për vetëvrasjen e tij me lidhësen e këpucëve e mësoi nga lajmet në televizion.
“Është lajm shumë i hidhur. Unë isha në punë kur e mora vesh, e mora vesh te lajmet. Isha te policia nuk më pranuan fare. Policia s’më ka thënë asgjë. Një herë është shoqëruar në polici, gjatë viteve të fundit. Autopsia është bërë. Nuk është e vërtet që ka qenë problematik. Policia ishte problem për atë, jo ai për policinë. Kur ata s’më lanë ta shihnin djalin, ca policie është kjo? Nuk e kisha parë me sy djalin. Nuk ka pasur shenja në qafë mesa kemi parë, nuk është i nxirë i ka ngelur në dorë policisë.
3 punonjës të policisë së Kavajës janë vënë në pranga pas ngjarjes se rëndë të ndodhur që ndodhi një natë më parë në ambientet e paraburgimit, ku 31-vjeçari Ilvi Meta i dha fund jetës duke u vetëvarur. Bexhet Berberi, inspektor, polic roje; Rushit Kola, inspektor, polic roje; Petrit Brahimaj, nënkomisar.
Nga hetimet paraprake, njofton AMP, ka rezultuar se punonjësit që kanë pasur për detyrë mbikëqyrjen dhe mbajtjen në kontroll të 31-vjeçarit gjatë kohës që ai ka qenë i shoqëruar/ndaluar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë, nuk kanë përmbushur detyrimet që rrjedhin nga Ligji 108/2014 “Për Policinë e Shtetit” dhe Procedura Standarde “Trajtimi dhe sigurimi i personave të arrestuar/ndaluar në ambientet e Policisë së Shtetit, evidentimi dhe zgjidhja e kërkesë/ankesave të tyre” miratuar me Urdhër nr.925, datë 19.07.2019 të DPPSH.
Pas marrjes dhe vlerësimit të provave në kuadër të këtij hetimi dyshohet se këta punonjës me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë shpërdoruar detyrën, duke mos marre masa për parandalimin e ngjarjes. Në përfundim të hetimeve paraprake, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë 3 punonjës policie, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal e konkretisht:
Nënkomisar Petrit Brahimaj, 61 vjeç, me detyrë Specialist i sallës së komandimit, në Komisariatin e Policisë Kavajë;
Inspektor Bexhet Berberi, 60 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, patrullë e përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kavajë;
Inspektor Rushit Kola, 59 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në dhomat e sigurisë pranë Komisariatit të Policisë Kavajë.
Nga ana tjetër, familjarët e viktimës thonë se e kanë parë trupin e tij të pajetë dhe nuk kanë konstatuar shenja në qafën e tij. Ata akuzojnë policinë se djali “mund t’u ketë mbetur në dorë.”
Paska qene kampion 18 here i ndaluar nga policia....
PërgjigjuNje lidhese kepucesh apo kapuçi nuk mund ta mbaje ate trup deri ne vdekje, plus qe jane te shkurtera per ate pune.Edyta politika ne kete rast duhet te rrije larg dhe duhet te beje punen drejtesia sepse ne rast se ka qene hajdut nuk ben aspak mire qe politika ti mbroje sepse i bie qe te gjithe demokratet jane hajdute e kriminela dhe kete un se pranoj se jam demokrat dhe jetoj bashke me familjen me djersen e ballit dhe kallot e duarve.
PërgjigjuKeq te vjen, por duhet te jemi te sinqerte! Hajdute e kriminele jane e njejta gje Dhe smeritojne te jetojne. Ky e gjeti vete zgjidhjen por dhe sikur ti zhdukte policia Me far e me rrenje sdo bente keq. Se mendoni te vetja juaj, jo te besh komentuesin pa lidhje! Hajduti te vret me keq se vrasesi qe vret ndoshta per hakmarrje, Hajduti eshte i pergatitur te zhduki dhe femije e gra e pleq Nqs i cenohet dhe i del perpara kushdo qofte. Uroj te ndjekin te gjithe kte shembull Me lidhse kepucesh, çarçaf apo dhe helm sipas mundsive.
PërgjigjuI arrestuari duket qarte qe eshte vetevarur,shenjat jane korrekt poshte e anes qafes qe kane te bejne me gravitetin dhe perqendrimin e gjakut qe nuk qarkullon me per shkak te vdekjes.Nese policia e ka keqtrajtuar, shenjat e hematomave mund te dallohen ne trup,por nuk duhen ngateruar me ato post-mortum.Mendoj qe policia nuk eshte treguar korrekte ne shume drejtime.Dje u tha /lidhese kepuce/,sot /lidhese kapuci/,qe te dyja mund te hiqeshin perpara se t'a mbyllnin ne qeli.Gjithashtu pergjigjia qe i kane dhene policet prinderve nuk eshte korrekte dhe profesionale.Prinderit dhe te afermit nuk duhet te hidhen ne konkluzione,pasi nuk jane eksperte.Sa per kete babain,nuk mund te them nese arrestimi i fundit i djalit ishte i justifikuar,apo jo,por nuk mund t'a hedhe poshte e te mos e pranoje te kaluaren e djalit te tij.Djali ishte ai qe ishte.Sikur t'i kishte dhene me shume /tough love/ dhe jo dashuri pa kushte,sot djali i tij nuk do te ishte as pjese kontigjentesh,as stastike.
PërgjigjuPo kjo fytyre sumja ça do? Apo e preu barku per nje kriminel me pak
PërgjigjuKeta politikane hajna gjejne te tilla momente fatkeqesie per te realizuar qellimet e tyre.
PërgjigjuTi japim rroge hajdutit ose ndonje pension ose ti vene emrin e ndonje rruge se hajdut me shkoll
PërgjigjuO komentues leshi, a jeni njerëz apo qfar jeni..? Ky dialogs është dhunuar gjer në vdekje nga vet kriminelët ”polic” o të qmendur !
PërgjigjuTi bq mos fol shume pa fakte apo e hetove ti ça ndodhi
3 here i denuar,18 here i arrestuar....nje mut me pak
PërgjigjuIshalla te kesh dhe ti nje djale te tille ta kuptosh sec eshte evlati o malukat.
Shum e pikelluar kjo buqja.
Përgjigjuhajduti edhe kur vdes ben zarar.
Përgjigju