Varianti i ri i COVID, Mbretëria e Bashkuar ashpërson masat kundër pandemisë
Kryeministri britanik, Boris Johnson
Autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar njoftuan sot për masat e reja, që kanë për qëllim frenimin e përhapjes së variantit të ri të koronavirusit, Omicron, derisa zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se “ka gjasa” që vaksinat ekzistuese të jenë më pak efektive ndaj këtij varianti.
Kryeministri britanik, Boris Johnson tha se të gjithë personat që hyjnë në shtet duhet të bëjnë test për koronavirus. Ai po ashtu paralajmëroi se është koha që të përshpejtohet dhënia e dozave përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit.
“Ne do të kërkojmë nga të gjithë personat që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar që të bëjnë test PCR deri më së largu ditën e dytë të arritjes së tyre dhe të vetizolohen derisa nuk marrin rezultatin negativ”, tha ai në një konferencë për media.
Johnson po ashtu tha se edhe personat që kanë kontakte me të infektuarit, që dyshohet se janë infektuar me variantin Omicron, do të duhet të vetizolohen për dhjetë ditë. Po ashtu, ai tha se Qeveria do të ashpërsojë rregullat për mbajtjen e maskës dhe do të përshpejtojë programin e imunizimit me doza përforcuese.
Duke folur në konferencë së bashku me kryeministrin Johnson, shefi kryesor i shëndetësisë në Britani, Chris Whitty tha se ka gjasa të arsyeshme që varianti i identifikuar së fundmi në Afrikën e Jugut, do të jetë më i vështirë që të luftohet përmes vaksinave.
Më herët gjatë të shtunës, sekretari për Shëndetësi, Sajid Javid tha se dy raste të lidhura me variantin Omicron janë detektuar në Britani, pasi qytetarët kanë udhëtuar nga jugu i Afrikës.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4135
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Deklarata e fortë e ish-kryeministrit britanik: Netanyahu më vuri pajisje përgjimi në tualetin e zyrës
3 Tetor, 20:30
-
Boris Johnson thyen protokollin mbretëror, zbulon sëmundjen nga e cila vuante mbretëresha Elizabeth II
2 Tetor, 10:48
-
Komisioni Evropian kritikohet për jotransparencë në marrëveshjet për vaksinat
17 Korrik, 11:36
-
Zgjedhjet në SHBA, Boris Johnson: Bota ka nevojë për Donald Trump
20 Janar, 12:35
-
OBSH rekomandon që vaksina e COVID të injektohet çdo vit, studimi i ISHP: Krijohet mbrojtje
12 Nëntor 2023, 16:32
-
Regjistrohet rasti i parë i variantit të koronavirusit ‘Pirola’ në Ukrainë
8 Nëntor 2023, 09:54
-
Çmimi Nobel në Mjekësi, shpallen fitues shkencëtarët që zbuluan vaksinat kundër COVID-19
2 Tetor 2023, 12:12
-
Rrëzimi i avionit të Prigozhin, merret në pyetje inxhinieri, bëri ndërhyrje në avion para fluturimit! Boris Johnson akuzon Putin: Mund ta ketë vrarë ish-kreun Wagner
27 Gusht 2023, 12:26
-
Johnson: Ukraina duhet të anëtarësohet në NATO sa më shpejt të jetë e mundur
14 Korrik 2023, 19:20
-
Boris Johnson bëhet baba për herë të tetë në moshën 59-vjeçare! Ja emri i veçantë që çifti britanik zgjodhi për të birin
11 Korrik 2023, 19:05
-
Agjencitë e inteligjencës në SHBA të ndara për origjinën e koronavirusit
25 Qershor 2023, 14:09
-
Rikthehen viruset tek fëmijët pas pandemisë
19 Qershor 2023, 08:14