Varr masiv në Mitrovicë pranë 
kazermës së ish-armatës serbe

Varr masiv në Mitrovicë pranë <br />kazermës së ish-armatës serbe
MITROVICE- Zbulohet një varr masiv në Mitrovicë. Të paktën këto janë dyshimet e para, pas zbulimit të disa eshtrave ditën e sotme gjatë punimeve në ndërtimin e një objekti para hyrjes së spitalit të ri në Mitrovicë. 

Bajram Çerkini, kryetar i OJQ-së ‘Zëri i prindërve’ është shprehur i bindur se bëhet fjalë për një varr të freskët, meqë aty vërehet qartë gëlqerja, pastaj shtrati, mbulesat etj. Sipas tij, në bazë të dëshmive të banorëve që jetojnë afër vendit, ku dyshohet të jetë një varr masiv prej viteve 90-të ka pasur gjithmonë pjesëtarë të policisë dhe ushtrisë serbe, andaj dyshohet për një ekzekutim të njerëzve të pafajshëm gjatë luftës së fundit nga ana e tyre. 

Në anën tjetër, zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, ka dekalruar se bëhet fjalë për eshtra njerëzish të cilat nuk dihet kujt i përkasin dhe të cilës kohë janë. Sipas tij pritet që ekspertët ligjorë nga Prishtina të thonë fjalën e tyre për këtë rast. Vendi ku janë gjetur eshtrat ndodhet shumë afër objektit, i cili më herët ka qenë kazermë e ish-armatës jugosllave. 
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza