Varret e Marubit e Idromenos‏ të
thyera, të ndotura dhe të harruara

Varret e Marubit e Idromenos‏ të<br />thyera, të ndotura dhe të harruara
SHKODËR - Konsiderohen si korifenjtë e artit e kulturës por varret e tyre ndodhen si mos më keq. Bëhet fjalë për shkodranët e famshëm Kolë Idromeno e dinastisë Marubi. Eshtrat e tyre prehen në varrezat katolike të Rrmajit të shpallura monument kulture.
 
Ndonëse Shkodrës, Shqipërisë e mbarë kombit shqiptar i dhuruan gjithë shpirtin e tyre duke e përkthyer në art e duke lënë pas një pasuri jashtëzakonisht të pasur. Ende sot ne brezat jo vetëm brenda vendit por anë e kënd botës krenohemi me figurat e Idromenos e Marubit.

Nuk e dimë nëse do ndjeheshin njësoj ata nëse për një moment do shihnin se si janë katandisur varret e tyre. A thua se janë ngrehina të qyteteve të humbua prej shekujsh. Shumë pjesë të varreve të tyre janë të thyera, harresa në një kohë të gjatë ka bërë që varret të jenë të ndotura.
 
Varret e Marubit


Nëse dikush, përshembull turistët e huaj kërkojnë të vizitojnë varret e këtyre dy figurave të mëdha të Shqipërisë duhet të përballen me atë realitet të hidhur që askënd prej nesh nuk e bën krenar.

Përkundrazi. Duhet të skuqemi nga katrahura në të cilën kanë përfunduar varret e Idromenos e Marubit. Prej vitesh askush nuk ka vënë dorë e duke i lënë plotësisht që t´i mbulojë pluhuri e aq më keq pisllëku i madh. Në fakt varrezat katolike të Rrmajit në Shkodër të shpallura monument kulture janë banesa e fundit ku prehen eshtrat edhe të shumë korifeve shqiptarë të përiudhës së rilindjes dhe në vazhdim.

Kushdo i njeh emrat si Hilë Mosi, Prenkë Jakova apo Leonard Deda të cilët kanë shënjuar fuqishëm emrat e tyre në historinë dhe kulturën e vendit tonë. Bashkë me ta në varrezat e Rrmajit prehen edhe disa familje të tjera shkodrane të cilat meritojnë nderet e respektin maksimal.

Varri i kol idromenos

Së fundi ka qënë vetë Zëvendës/Ministri i Kulturës Zef Çuni i cili është shprehur se Ministria e Kulturës do të ndërhyjë per restaurimin e dy prej varreve monumentale, të Marubit dhe Idromenos. ZV/Ministri Çuni shpjegon edhe karakteristikat që kanë këto varre duke nisur që nga menyra e përbërjes dhe deri tek gjendja ekonomike e familjeve shkodrane.

“Ne kemi në plan që të restaurojmë dy varre monumentale të dy përsonaliteteve të artit dhe kulturës në vendin tonë, varret e Marubit dhe të Idromenos. Kjo bëhët edhe në kuadrin e restaurimit dhe rikonstruksionit që po bëhet pranë muzeut Marubi, njëkohësisht nuk do të kishte kuptim që edhe varri të ishte në një gjendje të tillë, pra të parestauruar. Po ashtu edhe të një figure tjetër, atë të Kolë Idromenos që në fakt është iniciatori dhe krijuesi i Shkodrës muzeale që ne kemi sot. Në këto varreza monumentale ne kemi edhe figura të tjera të larta të rilindjes tonë kombetare. Këtu ndodhet edhe varri i Hilë Mosit, ndodhet varri i kompozitorit të famshëm shkodran dhe njëkohësisht krijuesit te operës së parë shqiptare Prenkë Jakova por ndodhet edhe kompozitori tjeter Leonard Deda, krijuesi i këngës Lule Borë. Për të gjithë ata që nuk e dine ndodhen edhe shumë familje shkodrane që kanë një kontribut qoftë si familje të pastra apo familje patriote”-tregon Zëvendës/Ministri i Kulturës.
 
Nga ana tjetër Çuni thotë se periudha e komunizmit nuk i ka dëmtuar por ka qënë demokracia ajo e cila ndërtoi varre të reja mbi ato të vjetrat pa një plan, duke shkatërruar mjaft nga këto varre të cilat kanë një rëndësi të veçantë.

“Pa dyshim abuzimi gjatë këtyre 25 viteve ka prekur edhe varrezat duhet thënë fatkeqësisht. Varrezat normalisht duhet të ishin të paprekshme. Në periudhën e komunizmit nuk janë prekur varret dhe janë shkatërruar në periudhën e demokracisë ku pati një mungesë kujdesi nga ana e shtetit. Këto varre janë të një rëndësie të veçantë jo vetëm për rëndësinë dhe kontributin e dhënë por edhe materialet që janë ndërtuar këto varre. Këto monumente kulture dëshmojnë edhe ekzistencën e artit funeral në vendin tonë”-përfundon Çuni.
 
varr rrok kodheli

Ata që vulosën historinë e artit e kulturës shqiptare dimë vetëm t´i përmendim për tu krenuar edhe pse si në rastin e varreve të Marubit e Idromenos apo figurave të tjera të shquara institucioneve përgjegjëse nuk i bie aspak në mend, të paktën kështu ka ndodhur në më shumë se 2 dekada në varrezat e Rrmajit në Shkodër.

varri prenkë Jakovi

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot