Varrezat e dhunuara, Topalli:
Barbarët, po bëjnë vandalizëm

Varrezat e dhunuara, Topalli:<br />Barbarët, po bëjnë vandalizëm
Ish- kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka reguar në rrjetin social Facebook në lidhje me dhunimin e varrezave të të pushkatuarve në Ballsh. Që në fillim të komentit të saj, ajo i ka cilësuar barbarë deputetët e Partisë Socialsite.

“Barbarët! Me rastin e konferencës së Pezës dhe rishfaqjen përballë qeveritarëve të portreteve të Enver Hoxhës. Jo një ,jo dy ,por 11 varreza të të pushkatuarve nga rregjimi komunist janë dhunuar para 2 ditësh në varrezat e qytetit të Mallakastrës! Por dhe vetem një varr të dhunohej, një shoqëri e civilizuar reagon, sepse ky është Vandalizëm!

Dhunumi me seleksionim i 11 varreve të 11 të pushkatuarve nga rregjimi komunist është edhe me makabre!! Armiq i shpallen për së gjalli, dhe i pushkatuan për pikëpamjet e tyre politike! Armiq i duken dhe sot, edhe për së vdekuri, dhe ne akt makabër, dhunojnë varrezat e tyre! O zot sa urrejtje ka, edhe sot! As pushtuesit nuk sillen kështu! Dhunuesit duhet të gjenden e të vihen para ligjit dhe opinionit publik!!

Le të bashkohemi me thirrjen e familjarëve të tyre e të kërkojme dënimin e barbarëve”, ka theksuar ish kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli. Ndërsa deputetja tjetër e PD, Meslia Doda tha se “Partia Demokratike do të nderojë gjithmonë të rënët e atdheut dhe ato që u vranë nga dora e hakmarrjes së kuqe. Nderim dhe respekt për to!”.

Shkrimi u publikua sot (22.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, të mërkurën 7 të pandehurit njihen me masat në GJKKO! SPAK kërkon informacion nga bankat e Hipoteka për pasuritë e tyre

Skandali te Onkologjiku, të mërkurën 7 të pandehurit njihen me masat në GJKKO! SPAK kërkon informacion nga bankat e Hipoteka për pasuritë e tyre