Kinë - Një grua në Kinë është varrosur e gjallë në një kantier ndërtimi kur rra në një pirg rrëre rreth 24 metra të thellë dhe mbi të u lëshua një tjetër shtresë rëre.

Kolegët e Mingmei Xiong së bashku me zjarrfikësit nxituan për të gërrmuar dheun dhe për të nxjerrë gruan.

Por operacioni i shpëtimit nuk ishte aq i lehtë duke mos ditur saktësisht se ku ndodhej gruaja në gjithë atë masiv rrëre.

Zjarrfikësit së bashku me punëtorët vendosën të ndaheshin në 2 grupe, njëri që gërrmonte nga lartë posht dhe tjetri mundohej të hapte një tunnel nga e majta në të djathtë.

Pas 30 minutash gërrmime, zjarrfikësit arritën të nxirrnin gruan e cila ishte ende gjallë.

Fatmirësisht për të, kapelja mbrojtëse kishte krijuar një xhep ajri i cili kishte lejuar Xiong të merrte frymë deri në momentin që u lirua.

Ajo u dërgua menjëherë në spital ku kaloi natën, para se të lejohej të shkonte në shtëpi.

Redaksia Online
(f.i/shqiptarja.com)