VARSHAVË - Polonia parashikon të riforcojë garnizonet ushtarake në lindje të vendit në kuadër të tensioneve me Rusinë për shkak të konfliktit në Ukrainë, theksoi sot ministri polak i Mbrojtjes, Tomasz Siemoniak.
"Ne kërkojmë të riforcojmë njësitë e vendosura në lindje të Polonisë", deklaroi Siemoniak për radion publike.
"Është një plan i vendosur në disa vite. Ne kemi parashikuar se efektet e para do të shfaqen në vitin 2017", shtoi ai.
Ministri zhvilloi javën e kaluar në Siedlce një sërë vizitash në garnizonet që ndodhen në pjesë lindore të Polonisë.
"Vizita ime më ka bindur se ky garnizon, shumë i neglizhuar, kishte nevojë për investime shtesë. Do të ketë një sërë masash përsa i përket njësive në lindje të Polonisë", deklaroi Siemoniak.
Ai refuzoi të jepte informacione lidhur me numrin e trupave që do të vendosen në këto rajone duke konfirmuar se ishte shumë herë për të hyrë në këto detaje.
Polonia, anëtare e NATO-s, ka një ushtri që numëron aktualisht rreth 80 000 ushtarë./ATSH/