DURRËS – Ndodh edhe këtu në Shqipëri... Kryetari i Komunës është shpallur i pafajshëm për dhënien e 16 lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin ndërsa 5 anëtarë të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Komunës Rrashbull janë dënuar me burg.
Pavarësisht se prokuroria kërkoi 5 vite burg për Hysen Gashin, Gjykata e Durrës e shpalli të pafajshëm ish-kreun e Komunës Rrashbull.
Vendimi vjen në një kohë kur gati një vit më parë, me procedurë të shkurtuar u dha vendimi për 6 anëtarë të KRRT-së për të cilët akuzoheshin për të njëjtën vepër penale me Gashin. 5 prej tyre morën dënim me burg, kurse vetëm njëri u shpall i pafajshëm.
Nga hetimi rezultoi se, në të paktën 16 raste, këta zyrtarë kanë dhënë leje për ndërtim objektesh shumëkatëshe në kundërshtim flagrant me ligjin, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, në pjesën e rërës, në të cilën nuk lejohet absolutisht ndërtimi, bazuar në vendimet përkatëse të Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit të Shqipërisë.
Procesi ndaj ish-kryetarit Gashi u zhvillua me procedurë të rregullt dhe seancat u drejtuan nga gjyqtarja Shpëtime Pitaku. Në përfundim të procesit, Pitaku e shpalli të pafajshëm Gashin për të njëjtat fakte dhe akuza, për të cilët Gjykata e Durrësit shpalli fajtorë 5 bashkë të pandehurit e tjerë.
Gjatë shqyrtimit gjyqësor ndaj të pandehurit Gashi, Prokuroria e Durrësit kishte bërë kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Pitaku, pasi, për prokurorinë, gjyqtarja kishte paraqitur njëanshmëri gjatë procesit. Kjo kërkesë u rrëzua nga një tjetër gjyqtar i Gjykatës së Durrësit dhe procesi ndaj të pandehurit Gashi vijoi nga gjyqtarja Pitaku.
Gashi u arrestua në korrik 2014. 59-vjeçari ka drejtuar për katër vite Komunën Rrushbull si përfaqësues i Partisë Demokratike.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO