Athina nuk do të paraqesë listë të re reformash gjatë takimit të ardhshëm të Eurogrupit, të enjten në Bruksel, njoftoi sot ministri grek i Financave, Yanis Varufakis, për të përditshmen gjermane ”Bild”.
Sipas Varufakis, Eurogrupi, grupi i ministrave të zonës euro, takimi i të cilit është parashikuar të enjten në Bruksel, nuk është vendi ku mund të paraqesim qëndrimet dhe propozimet që nuk janë diskutuar më parë dhe të negociuara në një nivel më të ulët”, theksoi ministri.
Ai këmbënguli gjithashtu në faktin që Athina ishte e gatshme në çdo moment për të gjetur me partnerët një zgjidhje të plotë, me kusht që përfaqësuesit e tyre të ulen në tryezën e negociatave me një mandat të qartë dhe të vendosur.
Athina negocion që prej disa muajsh me Komisionin Evropian, Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankën Qendrore Evropiane (BQE) për të marrë, në këmbim të angazhimeve për reforma.
Sipas Varufakis, negociatat e zhvilluara të dielën në Bruksel dështuan sepse përfaqësuesit e palës kundërshtare nuk dispononin një mandat të tillë. Ata na thanë se nuk kishin mandat për negociata tët thella mbi propozimet tona dhe masat tona për zgjidhjen e krizës.
“Kjo është arsyeja për të cilën nuk ka pasur rezultate”, deklaroi Varufakis për ”Bild”.
Dje, pas dështimit të një raundi tjetër negociatash, qëndrimet e Greqisë dhe kreditorëve kanë mbetur të ngrira, pavarësisht urgjencës së dyfishtë financiare me të cilën po përballet Athina.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com