/ATSH-AFP/ - Ministri grek i Financave, Janis Varufaqis konfirmoi se Greqia do t'i drejtohet drejtësisë për të shmangur përjashtimin nga zona nëse asnjë kompromis nuk arrihet, njoftoi sot një e përditshme britanike.
"Qeveria greke do të përdorë të gjitha të drejtat jurudike që ka në dispozicion", deklaroi Varufaqis sipas "Daily Telegraph".
"Ne do të marrim këshilla dhe do të shqyrtojmë disa mundësi për një urdhër para Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian. Traktatet evropiane nuk parashikojnë dalje nga euro dhe ne nuk e pranojmë këtë. Qëndrimi ynë në zonën euro nuk është i negociushëm", shtoi ai.
Asnjë vend nuk është tërhequr kurrë nga eurozona. Por dështimi i negociatave mes Athinës dhe kreditorëve të shtunën në mbrëmje tregon se Greqia do të shkojë drejt një falimentimi këtë javë dhe ekziston mundësia e përjashtimit nga zona euro.
Qeveria e Athinës ka vendosur një kontroll strikt të kapitaleve dhe ka urdhëruar bursën dhe bankat të mbyllura për një javë.
Drejtuesit evropianë theksuan se mbeteshin të hapur për arritjen e një marrëveshjeje që do të shmangte një dalje të Greqisë nga euro.
/Shqiptarja.com