/ATSH-AFP/ - Ministri grek i Financave, Janis Varufaqis u shpreh optimist për të ardhmen pas dikutimeve të frytshme me presidentin e BQE-së, Mario Draghi, të cilit i kërkoi mbështetje financiare për bankat greke.
"Ne zhvilluam diskutime shumë të frytshme", deklaroi ministri pas takimit duke siguruar se komunikimi kishte qenë i "shkëlqyer" duke i dhënë një inkurajim të madh për të ardhmen.
Banka Qendrore luan një rol kyç në garën kundër kohës të shtetit grek përballur me dështimin financiar.
"Banka Qednrore Evropiane pritet të mbështesë bankat tona, me qëllim që ne të mund të mbrohemi, me anë të emetimit të borxhit afatshkurtër", theksoi ministri grek i Financave, Varufaqis në një intervistë për të përjavshmen gjermane "Die Zeit", publikuar sot.
/Shqiptarja.com