Ministri grek i Financave, Janis Varufaqis u kërkoi sot kreditorëve të vendit të binin dakord, ndryshe rimbursimi i borxhit nuk do të mund të kryhet për shumë kohë.
"Që prej katër muajsh, datë e ardhjes në pushtet e qeverisë Cipras, ne i kemi përmbushur detyrimet tona përballë kreditorëve duke shtyrë drejt fundit ekonominë tonë, kjo nuk mund të bëhet pafundësisht dhe kreditorët tanë e dinë", theksoi ministri për CNN.
Ndryshe nga ministri i Brendshëm, Nikos Vutsis, i cili deklaroi të dielën se Greqia nuk kishte më para për të paguar FMN-n në muajin qershor, Varufaqis vazhdon të mos japë detaje se deri në cilën datë vendi mund t'i bëjë ballë detyrimeve të tij.
"Jam optimist nga natyra, pra do të thoja se do t'i kryejmë këto pagesa në qershor, sepse ne do të kemi një marrëveshje deri në atë kohë", theksoi ai.
Pyetjes nëse pagesa e qershorit lidhjet me marrëveshjen, Varufaqis iu përgjith në mënyrë evazive: "Duhet të arrijmë në një marrëveshje (...) të gjithë e dinë se shteti grek nuk mund të vazhdojë të bëjë më shumë pagesa për FMN-në pa një marrëveshje"./atsh/
/Shqiptarja.com