Rokeri italian Vasco Rossi do të celebrojë 4 dekadat e tij në skenë në një koncert madhështor në Parkun Enzo Ferrari në Modena.
 
Për koncertin e 1 korrikut janë shitur tashmë 180.000 bileta duke e shndërruar në koncertin më të madh (jo falas) të historisë së Europës. 
 
3 koncertet më spektakolare deri më tani kanë qenë ai i vitit 1991 nga Rock in Rio në stadiumin Maracana me 198.000 pjesëmarrës, ai i Tina Turner në vitin 1998 në të cilin morën pjesë 188.000 persona dhe ai Paul McCartney që u zhvillua në vitin 1990 para 185.000 të pranishmëve.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com