Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka bërë një urim të veçantë për Vitin e Ri, jo si politikan, por si mjek. Vasali shkruan në ‘Facebook’ se në këtë fundvit urimet shkojnë për mijëra kolegë të tij të shkëlqyer mjekë, infermierë, mami, laborantë e sanitare, që do të punojnë edhe kur të tjerët festojnë.

Më tej, ish-ministri i Shëndetësisë shpreh vlerësimin e lartë për të gjithë mjekët, duke i cilësuar ata të mrekullueshëm në modestinë e tyre dhe të jashtëzakonshëm si profesionistë.

“Urim per ata qe vigjelojne mbi jeten. Si mjek urimet e mia nga zemra per kete fund viti shkojne per mijra kolege te mi te shkelqyer mjeke, infermiere, mami, laborante e sanitare, qe do te punojne edhe kur te tjeret festojne. Me pergjegjesine e jetes ne duar, por edhe me meriten qe t'i gezohen lumturise pa fund qe te jep kur e mbron ate, mbeten te mrekullueshem ne modestine e tyre dhe te jashtezakonshem si profesioniste”, shkruan Vasili.

vasili
(Postimi i Petrit Vasilit)

d.c./shqiptarja.com