Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka dalë në një konferencë për shtyp, në qendër të së cilës ka qenë Reforma në Drejtësi.

Në fjalën e tij nga selia e kuqe, Vasili ka publikuar rezultatet e një sondazhi të mbështetur nga Soros, sipas të cilit 63% e shqiptarëve nuk besojnë te procesi i Vettingut. Duke argumentuar këtë shifër, Vasili tha se shkak është vetëm Edi Rama, i cili me paratë e krimit ka kapur sistemin e drejtësisë.

"Në mënyrë të drejtpërdrejt Komiteti Shqiptar i Helsinkit  i mbështetur nga Fondacioni Soros në Tiranë kanë kryer një sondazh, i cili ka nxjerrë disa rezultate që janë me të vërtetë tronditëse. Pyetjes, A keni besim se Vettingu është proces i drejtë nga rezultatet që ka pasur deri tani, pra a është I drejtë Vettingu në mënyrën si e kanë zhvilluar këta, qytetarët janë përgjigjur se 63% e qytetarëve përgjigjen se nuk kanë besim te mënyra sesi po bëhet ky Vetting. Mbi 99% e tyre mezi e prisnin, dëgjuan pafund deklarata se Vettingu ishte shpëtim i këtij sistemi. Kapën Vettingun. DASH vë në dukje Edi Rama po forcon pushtetin e tij, duke minuar institucionet e pavarura, duke mbushur gjyqësorin me besnik nën maskën e reformave. Reformën e drejtësisë e ktheu në maskë dhe e "kapi" me paratë e krimit. Reforma që u investua kaq shumë nga politika dhe ndërkombëtarët. Entuziastëve që këmbëngulin për një sukses të kësaj reforme, duhet t'i themi se nuk duhen të fshihen pas gishtit. Shkaku është kapja e drejtësisë nga Edi Rama. Koha për ndryshim është sot. Duhet çuar drejtësia në vend dhe para drejtësisë ata persona të korruptuar", u shpreh Vasili.