Vasili: Aksioni opozitar s'do ndalet pavarësisht vendimit të BE për negociatat

I ftuar në studion e Report Tv, në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili foli lidhur me protestën që u zhvillua dy ditë më parë, e organizuar nga opozita.

Vasili deklaroi se nëse përgjigja e 28 qershorit për vendimin e çeljes së negociatave, do jetë negative, opozita nuk do të ndal aksionin e saj. Po ashtu, Vasili akuzoi kryeministrin si një pengesë për hapjen e negociatave.

Ndodhemi në një situatë që nuk e ka parë Shqipëria, Kryeministri i ka bërë kazan të gjitha akuzat për të. Ne e mbështesim fort hapjen e negociatave, kërkojmë një monitorim evropian për situatën  e krijuar në Shqipëri. Shqetësimi i Amerikës  është  për pushtimin e Shqipërisë nga trafiku.

Problemi kryesor këtu është kryeministri. Ne kemi përfundimisht një shtet portal. Kemi shkatërruar shtetin, pasi punë e zanate nuk ka tek ne. Janë përjashtuar nga skema e rimbursimit të ilaçeve, shumë qytetarë shqiptarë dhe pse paguajnë taksa rregullisht. Shqiptarët janë mjaft të varfër dhe nuk mund të marrin barna të pasigurta. Të gjitha këto janë kriminale.  

Data 28 qershor: E rëndësishme për Shqipërinë,  problem ka qenë kryeministri dhe qeveria e vendit. Nëse do bashkëpunonim të gjithë bashkë do kishte shkuar më mirë. Vokacioni dhe prirja e tyre anti-europiane ka penguar këtë proces. Kryeministri po përdor një strategji të errët.  Aksioni opozitar do të rritet pa u ndalur. Opozita do vazhdojë të protestojë shumë fort dhe ashpër, pavarësisht përgjigjes nga BE.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)