Vasili alarmon: Në Shqipëri po bëhet pastrim i madh parash, gjendemi në moment ulëritës

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili deklaroi këtë të premte në një dalje për mediat se në vend po bëhet një pastrim i madh parash.

Vasili akuzoi se operacionet e pastrimit të parave mbahen peng nga kryeministri Edi Rama, i cili, sipas tij, po bëhet miliarder në kurriz të rrënimit të mijëra shqiptarëve dhe bizneseve të vogla.

Ai u shpreh më tej se këtë aktivitet të jashtëligjshëm e konstatojnë edhe raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit, Këshillit të Evropës dhe DASH-it.

Shqipëria e kriminalizuar dhe kjo para, e cila rrënon vendin pasi mijëra biznese të ndershme falimentojnë dhe shkatërrohen, ndërkohë që zhvillimi i vendit është peng i duarve të një njeriu, kryeministrit të vendit, do të thotë që ky pastrim parash ka vetëm një funksion: pasuron një kryeministër grabitqar, i cili nëpërmjet këtyre operacioneve bëhet një miliarder i vërtet, ndërkohë që mjerimi dhe varfëria i mijëra e mijëra shqiptarëve, bizneseve të vogla, bizneseve të mesme, por edhe i mijëra të tjerëve të cilët janë të lidhur me punësimin rrënohen dhe mjerohen.

Është në një moment ulëritës përsa i takon këtij kriminalizimi. Këshilli i Europës nëpërmjet Manivalit riktheu Shqipërinë nën monitorim, pra nën një situatë të zezë mbas 8 vitesh që nga 2011, ku nuk prodhoheshin me raporte. Dhe e nxjerr sigurisht në pah, në mënyrë shumë dramatike këtë gjë. Departamenti Amerikan i Shtetit, ka tundur kambanat e alarmit, pasi paratë pastrohen haptazi dhe përshkruan dhe se ku ndodh ky pastrim parash. Njëherazi evidentohen, po nga raportet edhe të Policisë Gjermane, por dhe të Këshillit të Europës dhe të DASH, edhe çarjet në sistemin financiar shqiptar.

Petrit Vasili, Kreu i grupit parlamentar të LSI-së

Vasili bëri thirrje në fund për protestë, nën kauzën e një të ardhmeje më të mirë. “Le të dalim të gjithë bashkë në protestë dhe të mbrojmë të ardhmen e fëmijëve tanë. Çdo shqiptar që mbyll sytë po gatuan një të ardhme të zezë dhe pa rrugëdalje.”

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redu: 25/01/2019 18:19

    Propagane e hajduteve te LSI , qe 8 vjet ne pushtet vodhen pa limit dhe sot akuzojne qeverine per pastrim parash , vetem gjoja per te pas motiv per protestat . Nese jeni priva cojini ne prokurori dge te hetohen pergjegjesit . Shqiptaret nuk ju vin pas seose dhe ju heni simbol i keimit shtetteror PD dhe LSI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ngrini' dialogun me Serbinë, Hasani: Propozimi i Ramës për Kosovën realist, logjikë e diskutuar me partnerët

'Ngrini' dialogun me Serbinë, Hasani: Propozimi i Ramës për Kosovën realist, logjikë e diskutuar me partnerët