Vasili flet kundër stadiumit: Në Arenën Kombëtare nuk mund të zhvillohet as një finale e Champions-it

Vasili flet kundër stadiumit: Në Arenën Kombëtare nuk mund të zhvillohet as një finale e Champions-it

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka bërë disa llogari për stadiumin Arena Kombëtare, ku shprehet se në këtë stadium nuk do të mund të luhet as një finale Champions League apo ndonjë kampionati tjetër Europian. Vasili ndër të tjera shkruan se para viteve ’90, stadiumi kishte 20 mijë vende ndërkohë që Tirana ishte 170 mijë banorë. Ndërsa tani që kryeqyteti është rreth 800 mijë banorë stadiumi ka rreth 1700 vende më pak.

Ndër të tjera Vasili ka shkruar se UEFA kërkon stadium 40 mijë vendesh, ndërsa sipas tij Arena Kombëtare ka 22 mijë më pak. Kujtojmë se një kapacitet prej 41 mijë vendesh ka klubi i Juventusit që është një nga pretendentët kryesor për të fituar Champions Leaguen. 

Postimi i plotë:

Skandali!! Stadiumi Qemal Stafa kishte rreth 20 mije vende ne nje Tirane me rreth 170 mije banore perpara viteve 90′. Kjo Arena Kombetare me tre tribuna, çalamane dhe me nje kulle si paterice ka 21777 vende ne nje Tirane rreth 800 mije banore. Tirana rritet 400% ndersa kapaciteti i stadiumit rritet shume shume pakëz me vetem me 9%.

Ne ke te lloj Arene Kombetare kurre nuk mund te zhvillohet ndonje finale e Champions League, Europa League apo kampionateve europiane, kjo për faktin se kjo ka një kapacitet me pak se 22 mijë vendesh, që është nën kufirin e kërkuar nga UEFA prej 40 mijë vendesh. S’ke çi thua kesaj qeverie, vizionare te vertete. Edhe me shume nuk ju kerkojme dot, shkollepakesia kaq mendon.

Në lidhje me vendet e stadiumit janë hedhur shumë akuza ku thuhet se vendet u reduktuan për shkak të ndërtimit të kullës.  Sot për ‘Report TV’ këto çështje i sqaroi Arben Dervishaj, shefi i infrastrukturës dhe njëkohësisht anëtar i Komitetit Ezkekutiv në FSHF. I pyetur nëse janë lënë më shumë hapësira për tribunën VIP dhe është reduktuar numri i spektatorëve, Dervishaj ka thënë:

“Nuk është e vërtetë. Tribuna VIP është lënë aksi më i madh, pasi ulëset janë më komode si rrjedhojë e çmimit pasi ata pagujnë më shumë. Në tribunat e tjera ne nuk kemi zbatuar minimumin që ka, pasi hapësira mes stolave duhet të jetë 40 e ca cm. Pra tani distance mes stolave është minimale. Ne jemi të detyruar të zbatojmë të gjithë guidat në lidhje me shkallët e emergjencës, gjërësitë e tyre e të tjera. Dhe nga këto kushte ka rezultuar që projekti të jetë me 21777 stola. Pra projektit i mungojnë 200 e ca vende. Ky është kapaciteti i spektatorëve, nuk përfshihen ‘skybox-et’ dhe as gazetarët. Nëse do t’i përfshinim edhe këta do të dilte tjetër kapacitet. Do të ishte ajo shifër për të cilën është folur fillimisht, te 22 mijë. Ky është kapaciteti neto, pra pa përfshirë ato që thashë më lart.”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • YYY: 17/09/2019 18:30

    Na e kurseni kete plehren.

    Përgjigju
  • Geri: 17/09/2019 17:55

    Po ti mor kryemut Tash u kujtove te flasesh?

    Përgjigju
  • Ta ve lala: 17/09/2019 17:50

    O analfabet ordiner u konfirmua o kok pa lar.

    Përgjigju
  • Petrit kak vasili: 17/09/2019 17:50

    O petrit kak vasili nipi manush mut pixg myftiut. Po rri mor burr urt se ti je hajdut e kriminel. Ti je jashqitje e kombit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT