Kreu i grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialsite për Integrim, Petrit Vasili përmes një statusi në Facebook e quan kryeministrin Rama gënjeshtar.
Duke dhënë gjykimin e tij për rastin e Xhisiela Malokut, Vasili i kujtoi kryeministrit një fjalim në Kongresin e PS, 6 nëntor 2011-të ku Rama fliste për mbrojtjen e shpirtrave të dobët që mund të binin pre e korrupsionit, ndërsa sot, sipas tij, Rama beson të kundërtën e asaj që thotë.
Edi Rama eshte i sinqerte vetem kur genjen !!!
Dikur 7 vjet me pare ne opozite, Edi Rama shprazte fishekzjarre denglash dhe hipokrizie morali me tonelata.
Ne kongresin e partise socialiste ne 6 nentor 2011 ja ç'thoshte pacipesisht dhe me ze te larte:"Pa etikën e lartë të përfaqësimit, që na distancon qartë nga pazari i gjësë së gjallë së politikës së vjetër, ku valon korrupsioni e korruptimi i shpirtrave të dobët dhe i mendjeve të cekëta, ne s’mund ta ngjisim dot Shqipërinë në majën ku duam".
Po sot?
Sot standarti i vertete i Edi Rames eshte getem nje: alibia e cdo lloji llumi qofte ky perdhunim,krim,trafik droge etj etj.
Ky eshte standarti qe mbrojti Elvis Roshin,Saimir Tahirin,Agron Xhafen dhe se fundi perdhunuesit e Fushe Krujes, e plot e plot te tjere kryetar bashkie, drejtore e nepunes te larte.
Ndaj mos e besoni kurre.Ai eshte thjesht nje hipokrit dhe genjeshtar. Cdo fjale e tij eshte vetem e kunderta e asaj qe thote. Edi Rama eshte i sinqerte vetem kur genjen.....Petrit Vasili