Pas letrës së tretë të kryeministrit, Edi Rama drejtuar kreut të opozitës, Lulzim Basha, ka ardhur edhe një reagim nga radhët e opozitës.

Ka qënë zv.kryetari i LSI, Petrit Vasili, ai që ka reaguar pas letrës së Ramës. Vasili shkruan se kryeministri Rama nuk ka kush ti shkruaj dhe në këtë mënyrë shkruan letra.

Edhe pse pas letrave të bërë publike nga Rama ka marrë disa përgjigje nga radhët e opozitës, Vasili pretendon se askush nuk harxhon kohë për ti shkruar Ramës.

Postimi i plotë i Vasilit:

"Edi Rames s'ka kush ti shkruaje!!

Edi Rama i shkruan perdite nga nje leter vetes.

Gjynah vertet,qe shkruan kaq pak.

Nje leter ne dite s"eshte asgje.

Se paku tre letra ne dite duhet te shkruaje,se pergjithasisht keshtu merren edhe ilaçet ne mengjez ne dreke dhe ne darke.

Por tharja e rrenjeve te mendimit ka bere qe edhe korteksi i trurit ti thahet,ndaj per nje tru te thare e te atrofizuar edhe nje leter ne dite nuk eshte pak bile eshte shume...

Ndonje truthare me keq se ai vete i ka thene me shume dashuri "shkruaji nga nje leter perdite shefo".

Dhe Edi e ben,se ju kam thene kaq here qe ai ben cfare i thone se vete nuk mendon.

Dhe ata vazhdojne ta tallin....e tallin keq....e tallin rende.

Asnje nuk i pergjigjet,asnje nuk harxhon asnje sekonde kohe me të,asnje nuk i hedh veshtrimin,e konsiderojne "te vdekurin, qe ecën"!!

Dhe ne fund mbetet vetem që....Edi Rames s'ka kush ti shkruajë!!"