Partia e Lirisë kërkon shkrirjen e Bordit të Transparencës: Po abuzojnë me çmimet, bëjnë pjesë vetëm oligarkët e naftës

Partia e Lirisë kërkon shkrirjen e Bordit të Transparencës: Po abuzojnë me çmimet, bëjnë pjesë vetëm oligarkët e naftës

Foto ilustruese

TIRANË- Partia e Lirisë ka kërkuar shkrijen e Bordit të Transparencës me argumentin se po abuzojnë me çmimet që vendosin për hidrokarburet. Përmes një postimi në ‘Facebook’, deputeti Petrit Vasili shkruan se pjesë e Bordit janë vetëm oligarkët  e naftës, të cilët e caktojnë vetë çmimin e naftës e ndërsa qytetarët e thjeshtë nuk janë fare të pëfaqësuar. Sipas tij, Bordi tregon qartë vjedhjen që po u bëhet xhepave të qytetarëve.

“Shikoni me vëmendje përbërjen e Bordit të Hajdutërisë, në Dokumentin origjinal, që po ju paraqes. Asnjë përfaqësues nga konsumatorët dhe biznesi, por vetëm Qeveri dhe Oligarkët e Naftës gjen aty. Po si mundet që një problem kritik, qe lidhet me çmimin e naftës vendimet ti marrin vetë ata që e shesin naftën, pra ata, që janë të interesuar të fitojnë sa më shumë dhe pala e dëmtuar të mos ekzistojë fare në atë Bord. Po kjo është një vjedhje kaq e qartë dhe trashë saqë as janë munduar fare ta mbulojnë nga babëzia për të vjedhur”, shkruan Vasili.

Nga ana tjetër, Vasili i bën thirrje qeverisë që të ulë taksën mbi naftën, në mënyrë që të ulet çmimi i hidrokarbureve. Sipas tij, një mase e tillë është marrë në Maqedoninë e Veriut për të mbrojtur konsumatorët.

"Te gjithë vendet kanë ulur Taksat mbi Naftën si një masë për uljen e çmimit ndaj edhe Maqedonia e Mali i Zi kanë çmime aq të ulëta megjithëse nuk nxjerrin asnjë ton nafte. Vetëm Edi Rama dhe qeveria nuk kane ulur asnjë Takse nga ato që rëndojnë mbi naftën, duke vazhduar te mbledhin qindra milion euro në kurriz mundit dhe djersës së qytetareve për të paguar inceneratore, koncesione e tendera sekrete.

Si Deputet kam depozituar që gjashtë muaj më parë në 9 mars 2022 ne Kuvend, Projektligjin për pezullimin e Taksës së Qarkullimit dhe te Karbonit, të cilin hajdutet e rilindjes e bllokojnë dhe as nuk lejojnë të diskutohet. Ka vetëm dy rruge për uljen e çmimit të Naftës: SHKRIRJE E MENJEHËRSHME E BORDIT! ULJE E TAKSAVE MBI NAFTËN! P.S. Shihni Dokumentin, vetëm Qeveri e Oligarkë Nafte, dhe Zero përfaqësim e konsumatorëve”, shkruan ai.

Në vendimin e fundit Bordi i Transparencës rriti me 9 lekë çmimin e naftës, ku nga dje pasdite tregtohet me 248 lekë për litër, ndërsa benzina u ul me 4 lekë dhe shkoi në 201 lekë për litër. Çmimi i gazit u rrit me 1 lekë, duke u shitur 79 lekë. 

    SI.E./B.K./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

    Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja