Bordi rrit me 9 lekë çmimin e naftës, do shitet 248 lekë/litër! Shtrenjtohet me 1 lekë gazi, benzina ulet me 4 lekë

Bordi rrit me 9 lekë çmimin e naftës, do shitet 248 lekë/litër! Shtrenjtohet me 1 lekë gazi, benzina ulet me 4 lekë

Foto ilustruese

TIRANË- Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të hidrokarbureve. Nafta ka pësuar një rritje prej 9 lekësh, gazi është rritur me një lek, ndërsa benzina është ulur me 4 lekë.

Konkretisht, nafta do të shitet 248 lekë për litër, nga 239 lekë për litër që ishte më parë. Çmimi i gazit do të shkojë në 79 lekë për litër nga 78 lekë për litër që ishte. Vetëm benzina ka pësuar ulje, ku nga 205 lekë për litër që ishte, do të tregtohet me 201 lekë për litër.  

"Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 248 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 236 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 201 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 189 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 79 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 67 lekë/litër për automjetet", thuhet në njoftim. 

Bordi sqaron se sipas aktit normativ të miratuar nga qeverisë i referohet bursës agjencisë ndërkombëtare “S&P Global Platts” në dollarë për të pasqyruar çmimet e reja.  Bordi thekson se në mbledhjen e fundit, rezulton se çmimi i benzinës prej datës 22 është ulur me -33$/ton dhe Gazoili është rritur me + 75 $/ton.

Çmimet e reja do të futen në fuqi sot nga ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi sqaron opinionin publik se zbaton me kujdesin e duhur aktin normativ në fuqi, duke synuar mbrojtjen e konsumatorëve në këto kushte të krizës botërore dhe paqëndrueshmërisë së çmimeve të nënprodukteve të naftës. 

Çdo biznes i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.

                     Ishte                 Bëhet
Nafta            239 lekë/litër    248 lekë/litër
Benzina       205 lekë/litër    201 lekë/litër
Gazi             78 lekë/litër      79 lekë/litër

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • barbuni: 28/08/2022 08:55

    ka gjet dele. hidheni mor perdhe kete qen qe na varferon cdo dite.

    Përgjigju
  • tiransi: 27/08/2022 20:20

    erioni ka te drejte,,,te bllokohet bulevardi ne kohen kur del rama nga zyra....

    Përgjigju
  • naumi: 27/08/2022 20:19

    A JE NE TEREZI O EDI RAMA,,,PO I MERR SHPIRTIN,,OSE KULETEN POPULLIT SHQIPTAR....E PESOFSH NE FEMIJET E TU....

    Përgjigju
  • Dari: 27/08/2022 17:16

    O llumra te degjeneruar. Po mire jua ben o patronazhista.

    Përgjigju
  • Populli: 27/08/2022 16:18

    O shtet i korruptuar kyj çemim esht me i larti ne evrope kur dita e punes ketu esht sa nje liter nafte. Ne Shqiper qe eshte vend prodhus i naftes nuk duhej te ishte jo me shum se 700 leke te vjtera,Italia qe nuk ka nje puse nafte te qytetet ku rafinerohet esht 40 cent me pak se qytetet e tjera qeveri e korruptuar

    Përgjigju
  • Lori: 27/08/2022 16:08

    Cne qe nuk e shtyjne mbledhjen e bordit sic tha ministrja qe e bejne kur do rritet

    Përgjigju
  • erion: 27/08/2022 15:05

    te bllokojme rruget me makinat tona. vetem keshtu ndofta ndergjegjsohet i gjati.

    Përgjigju
  • Tirona: 27/08/2022 14:18

    Vdekshi ishalla të gjithë.Me Ramën në krye bashk me ato plenat që bojn sikur qajn hallet e popullit. VDEKSHI

    Përgjigju
  • Tiku: 27/08/2022 14:18

    Jepi jepi bravo. Hajduta

    Përgjigju
  • Bobo: 27/08/2022 13:02

    Ilace i befshi ato leke se na pite gjakun.mos u ngopshi kurre as ne boten tjeter gjakpirsa.

    Përgjigju
  • Oni: 27/08/2022 12:59

    Bravo bordi, ne burse ulet cmimi e ju e ngrini. Keni gjetur popull dele qe edhe pa buke ti lesh, nuk ndihen.

    Përgjigju
  • Vlonjati: 27/08/2022 12:59

    Hë më jua lumsha Trimat e xha Jahos, këahtu në mbledjen tjwtlr ta çoni 300 lekë. ????Bravo Rilindja ju dini të bëni shtet jo Sali plehu që i linte të gjithë të vidhnin e hanin. Ju vutë rregulla dhe bëtë shtet. Bjerini në kokë duan dhe lluks shqiptarët, bukë me ujë e shqer dhe domate, se djatjin nuk e mwritojnë

    Përgjigju
  • Turi: 27/08/2022 12:58

    Bordi i hajdutëve jo i trasparencës , duhet të ngrihemi ti kapim nga gryka këta hajduta se ndryshe do të na marrë lumi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja