Përçarje mes opozitës? Vasili në të njëjtën linjë me Bardhin: Jemi të bashkuar, e vetmja garanci për daljen nga kriza

Përçarje mes opozitës? Vasili në të njëjtën linjë me Bardhin: Jemi të bashkuar, e vetmja garanci për daljen nga kriza

TIRANË-Pas sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, edhe nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka mbajtur një qëndrim zyrtar, ku ka vënë theksin se opozita është më e bashkuar se kurrë. Numri dy i LSI-së ka deklaruar se aksioni opozitar do të vijojë, por sipas tij, jo vetëm me anë të protestave, por me një aksion shumëpalësh, siç e ka quajtur ai. Nuk kanë munguar akuzat për kryeministrin Edi Rama, të cilin e bën si shkaktar kryesor për krizën politike.

"Opozita e bashkuar do të intensifikojë aksionin shumëplanësh. Kriza shumë e rëndë kushtetuese, politike dhe e përfaqësimit. Dakordësi e plotë për platformë që zgjidh krizën. Opozita e bashkuar e vetmja garanci për daljen nga kriza. Opozita kërkon hapjen e negociatave jo demagogjinë e radhës. Opozita e vendosur për të çuar deri në fund aksionin e saj. Edi Rama është gjeneruesi e shkaku i krizës dhe jo zgjidhja. Edi Rama i interesuar vetëm që integrimi të dështojë. Mazhorancës i intereson kriza si alibi për grabitjen me koncesione", shkruan Vasili.

Në të njëjtën linjë me Vasilin, ka qenë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i cili në studion e Report Tv deklaroi se nuk ka përçarje me aleatët e saj, më specifikisht me LSI-në dhe se javën e ardhshme do të mblidhen strukturat ku do të vendoset data e protestës së radhës së opozitës. Kjo deklaratë vjen pas mbledhjes së Bashës me aleatët në Ishëmmbrëmjen e djeshme, por pa praninë e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 17/09/2019 12:34

    Ik o i pa fytyrë, o i mjerë ...!!!

    Përgjigju
  • E**A**: 17/09/2019 11:42

    Ik o vaco futi ni paçe se na rrokonise kokën

    Përgjigju
  • Plhe vasili: 17/09/2019 11:33

    O qeni petrit kak vasili duhet të largohesh ti nga politka që tē bëhet Shqipria.

    Përgjigju
  • Vlonjati Djali Lushnjarit: 17/09/2019 10:04

    Ik ore shemtire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)