ISHËM- Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur mbrëmjen e sotme në një takim informal krerët e partive të djathta aleate. Gazetari i Report Tv Elis Memelli mëson se në takimin i cili po zhvillohet në kantinën e kreut të PAA në Ishëm, po marrin pjesë edhe kreu i PDK Nard Ndoka, kreu i LZHK Dashamir Shehi, dhe kreu i PR, Fatmir Mediu.

Në takim mungon kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e cila ndodhet jashtë vendit.

Nuk dihet nëse takimi është zhvilluar në kuadër të aksionit opozitar. Përgjatë ditëve të fundit, aleatët e djathtë kanë shprehur një qëndrim ndryshe nga ai i kryedemokratit Lulzim Basha duke deklaruar se duhet dialog gjithëpërfshirës për zgjidhjen e krizës politike.